Lifestyle

Çfarë ndodh me trupin tuaj nëse e ndërprisni kafenë

Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 24 January 2022

Edhe pse kafeja ka një sërë përfitimesh shëndetësore në disa raste të lini kafenë mund të jetë vendimi më i mire për disa njerëz.

Edhe pse mund të tingëllojë joshëse të filloni një jetë pa kafeinë, është më mire të reduktoni sasinë e kafesë që pini çdo ditë sa më shpejt të jetë e mundur, gradualisht dhe t’i jepni vetes kohë për t’u përshtatur me ndryshimet. Trupi ynë bëhet i avrur nga kafeja, dhe eleminimi nga dieta juaj në mënyrë të papritur mund të shkaktojë disa simptoma që nuk do ju pëqejnë.

Ju mund të keni dhimbje koke

-Advertisement-

Nëse jeni zgjuar ndonjëherë me një dhimbje koke të tmerrshme, me siguri një filxhan kafe e nxehtë dhe e fortë mund ta zhdukë këtë dhimbje. Kur ju vendosni të përjashtoni kafenë nga dieta juaj kjo shkakton hapjen e enëve të gjakut gjë që rrit rrjedhjen e gjakut në tru. Trupi juaj mund të reagojë me dhimbje koke derisa truri të mësohet me këtë rrjedhje të gjakut.

Ju mund të ndiheni më shumë në ankth

Edhe pse tingëllon kontradiktore, nëse do të hiqni dorë nga kafeja do tju bëjë të ndiheni më shumë nervoz. Edhe pse kafeina mund tju bëjë të ndiheni të shqetësuar trupi juaj bëhet I varur mendërisht dhe fizikisht prej saj.

Mund të ndikojë në lëkurën tuaj

Ankthi mund tju bëjë të djersisni dhe zemra tju rrahë fort gjë që nuk është e mire për lëkurën tuaj. Kjo sepse stimulon prodhimin e kortizolit I njohur ndryshe si hormoni i stresit. Ankthi dhe stresi janë armiqtë më të mëdhenj të lëkurës suaj dhe mund të shkaktojnë plakje të parakohshme të saj.

Mund t’i bëjë dhëmbët tuaj më të ndjeshëm

Një ndër simptomat më të pakëndshme që shkakton lënia e kafesë është shkaktimi i të përzierave. Një sotmak i trazuar mund tju sjellë të vjella gjë që ndikon tek dhëmbët tuaj.

Mund të ndiheni të trullosur

Nëse jeni një adhurues i kafesë, e dini se nëse zgjoheni me pak dhimbje koke filxhani juaj I përditshëm I kafesë mund tju ndihmojë të lehtësoheni nga kjo. Por nëse ju e ndërprisni kafenë në mënyrë të papritur, trupit tuaj do t’i duhet kohë të mësohet mekëto ndryshime dhe mund tju përgjigjet me një ndjenjë trullosje. Këto simptoma mund të zgjasin 9 ditë dhe trupit tone i duhet kohë të mësohet me ndryshimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera