Gërvalla fton komunitetin biznesor grek për investime në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 17:57 | 20 January 2022
Shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Greqi, është takuar sot më përfaqësues të komunitetit biznesor grek nën organizimin e Forumit Ekonomik Delphi.
Në fokus të këtij takimi ministrja Gërvalla, kishte prezantimin e ofertës së Kosovës për investime të huaja direkte.
Gërvalla shpjegoi para komunitetit të biznesit arsyet pse duhet të investohet në Kosovë duke filluar nga taksat e ulëta dhe shërbimet pa burokraci, potenciali i madh njerëzor për punë profesionale, legjislacioni i bashkërenduar me atë të BE-së si dhe mbrojtja që i ofrohet investitorëve të huaj.
Ndër të tjera kryediplomatja e Kosovës ka nënvizuar faktin që Qeveria e re e vendit është shumë e përkushtuar në forcimin e shtetit ligjor dhe garantoi para komunitetit biznesor grek se Kosovën do ta gjejnë si vend “shumë të hapur për biznes dhe të mbyllur për korrupsion”.
Më tej ajo është përgjigjur interesimit të lartë të bashkëbiseduesve për çështje specifike që lidhen me ambientin e të bërit biznes dhe i ka ftuar që të vizitojnë Kosovën dhe të eksplorojnë mundësitë e shumta që ofron vendi për investimet e tyre eventuale.
Të tjera
-
Bora e ‘mbulon’ Bogën e Rugovës
Mëngjesi i ditës së enjte ka zbardhur me një befasi për banorët dhe mysafirët...
-
Organizata për të drejtat e Njeriut: Transferimi me forcë i palestinezëve në Gazë përbën krim lufte
Organizata për të drejtat e Njeriut, Human Rights Watch (HRW), tha se urdhrat...
-
“Mafia farmaceutike”, Zemaj akuzon ministrin Vitia e ish-kreun e Odës së Farmacistëve për favorizimin e barnave të shtrenjta
Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka akuzuar Arianit Jakupin, ish-drejtuesin e...
-
Kostoja e jetesës, problemi më i madh i shqiptarëve sipas Barometrit
Gjatë periudhës 22 shtator- 02 tetor 2024, Datacentrum dhe Barometri – Eurone...
-
PLE e dënon sulmin në Ferizaj: Racizmi nuk ka vend në shoqërinë kosovare
Partia Liberale Egjiptiane e ka dënuar ashpër sulmin në Ferizaj, ku nga një b...
-
Prokuroria jep detaje të reja lidhur me vrasjen e dyfishtë në Klinë
Dy persona mbetën të vrarë mbrëmë në Klinë, si pasojë e gjuajtjeve me armë. ...
-
Sot mblidhen pesë komisione parlamentare
Gjatë ditës së sotme është paraparë që të mblidhen pesë komisione të Kuvendit...
-
Komisioni i posaçëm interviston kandidatët për gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese
Komisioni i Posaçëm sot do të intervisitojë disa kandidatë. Bëhet fjalë pë...
-
Mediat amerikane: Smith planifikon të japë dorëheqjen
Prokurori i Posaçëm Jack Smith dhe anëtarët e ekipit të tij planifikojnë të j...
-
Vrasja që tronditi Klinën, krejt çka dihet deri më tani
Pasditen e së mërkurës, qyteti i Klinës është tronditur nga një ngjarje e rën...
-
Clark: Serbia duhet ta pranojë të ardhmen pa Kosovën
Gjenerali amerikan Wesley Clark ka theksuar se është krenar që e udhëhoqi fus...
-
Osmani dhe komandanti i KFOR-it diskutojnë për situatën në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani është takuar me president...