Lajme

​Rizvanolli: Edhe nëse miratohen tarifat e propozuara nga ZRrE, çmimi i rrymës në Kosovë më i ulëti në Evropë

Autori: Gazeta inFokus 14:07 | 20 January 2022

​Rizvanolli: Edhe nëse miratohen tarifat e propozuara nga ZRrE, çmimi i rrymës në Kosovë më i ulëti në Evropë
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka mohuar deklarata e deputetëve të pozitës lidhur me tarifat e energjisë të propozuara nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE).

Rizvanolli thotë se tarifat për konsumatorët shtëpiak mbetet më e ulëta në Evropë edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin e ZRrE-së dhe subvencionin e Qeverisë.

“Sot në Kuvend u thanë shumë të pavërteta rreth tarifave të energjisë të propozuara nga ZRrE dhe të subvencionuara nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Një nga më të rëndat ishin deklaratat e disa deputetëve të opozitës se çmimi i energjisë po bëhet 21 cent/kWh, ngjashëm me vendet si Italia. Për hir të opinionit publik dua të përmirësoj këto të pavërteta: Në fakt, tarifa (mesatare) për konsumatorët shtëpiakë mbetet më e ulëta në Evropë, me përjashtim të Ukrainës, edhe nëse rritet tarifa në përputhje me propozimin e ZRrE dhe subvencionin e Qeverisë”, ka shkruar ministrja Rizvanolli në “Facebook”.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera