Arrestohen dy të dyshuar për mashtrim me viza pune për në Kroaci dhe Gjermani
Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 20 January 2022
Dy persona janë arrestuar me dyshimin se kanë mashtruar qytetarë të shumtë për viza punë për në Kroaci dhe Gjermani.
Prokuroria Themelore në Prizren, derisa ka treguar për ndalimin e dy këtyre personave ka bërë të ditur se nga qershori i vitit të kaluar ka qenë duke hetuar një rast të mashtrimit nga një agjenci punësimi e krijuar kinse për të pajisur qytetarët e Kosovës me viza punë për në shtetin kroat dhe gjerman.
“Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, nga muaji qershor i vitit 2021 ka qenë duke hetuar një rast të mashtrimit nga një agjenci punësimi e krijuar kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në shtetin Kroat dhe Gjerman. Më datë 19.01.2022 njëri nga të pandehurit, i kërkuar me urdhërarrest është arrestuar dhe në bazë të deklaratës së tij është arrestuar edhe personi i dytë si bashkëkryerës në kryerjen e veprës penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 e lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).Prokuroria, ka lëshuar aktvendim për ndalim 48 orësh për dy të pandehurit, si dhe ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të njëjtëve”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.
Tutje thuhet se “Këta të pandehur dyshohen se me dashje dhe me anë të paraqitjes së rreme të fakteve, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten, i mashtrojnë personat tjerë dhe me këtë i nxisin të dëmtuarit që të kryejnë veprime në dëm të pasurisë së tyre, në atë mënyrë që të pandehurit me qëllim të përfitimit pasuror më datë 22.10.2020 krijojnë biznesin ‘Timi & Zaimi’, si agjenci punësimi, kinse për pajisjen e qytetarëve të Kosovës me viza pune për në Kroaci dhe Gjermani, nga të cilët kërkojnë plotësimin e dokumentacionit dhe si kundërvlerë paraprake marrin parapagime nga të dëmtuarit në shuma të ndryshme të të hollave”.
Më tej thuhet se prokuroria ka arritur që të sigurojë disa prej të dëmtuarve të këtij rasti.
“Deri në këtë fazë, prokuroria ka arritur të sigurojë disa prej të dëmtuarve të këtij rasti, mirëpo duke pas parasysh provat e grumbulluara deri në këtë fazë, rezulton se numri i të dëmtuarve është tejet i madh, andaj Prokuroria bënë thirrje tek të gjithë qytetarët që janë pre e këtij mashtrimi që të lajmërohen në Prokurorinë Themelore të Prizrenit. Prokuroria Themelore në Prizren, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, përfundon komunikata.
Të tjera
-
Erërat e forta e reshjet e shiut, Pejës i shkaktojnë dëme të konsiderueshme
Dy net më parë, qyteti i Pejës mbeti në errësirë. Kjo pasi erërat e forta ...
-
Supremja lanson udhëzuesin për matjen e dënimit, merr pjesë ambasadori Hovenier
Gjykata Supreme e Kosovës lanson sot udhëzuesin për matjen e dënimit. E pj...
-
Liburn Aliu sot mban konferencë për media
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
Fundjavë e ftohtë, temperaturat zbresin në -4 gradë
Fundjava në Kosovë do të mbizotërojë me mot të vranët e me temperatura të ulë...
-
Pemë për ushtarët e FSK-së, Ministria e Mbrojtjes jep tender në vlerë mbi 45 mijë eurosh
45 mijë e 925 euro për furnizim me pemë për nevojat e ushtarëve të Forcës së ...
-
Shënohet Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Sot është Dita e Alfabetit Shqip, i cili u unifikua 116 vjet më parë në Kongr...
-
Sot përurohet QKMF-ja në Mamushë, marrin pjesë Kurti e Vitia
Sot përurohet Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mamushë. Në përurim do ...
-
Komisioni për të Drejtat e Njeriut takon sot gratë greviste të Kuvendit
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, ...
-
Kërkesa për ‘viza të arta’ në Evropë nga qytetarët e SHBA, rritet ndjeshëm pas fitores së Trump
Interesi për të ashtuquajturat “viza të arta” nga qytetarë të pasur amerikanë...
-
Trump zgjedh Pam Bondi si prokurore të përgjithshme pasi Matt Gaetz u tërhoq ditën e djeshme
Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka emëruar aleaten e vjetër dhe prokur...
-
E premte e vranët, priten reshje shiu dhe bore
Gjatë ditës së sotme, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët me tempera...
-
ShBA-ja sanksionon bankën e tretë më të madhe ruse
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Gazprombank, bankën e tretë më të madhe ...