Biden: Fatkeqësi për Rusinë, nëse pushton Ukrainën
Autori: Gazeta inFokus 09:27 | 20 January 2022
Presidenti amerikan Joe Biden është treguar i prerë në qëndrimin ndaj Rusisë. Në një konferencë për shtyp kreu i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar që nëse ndonjë forcë ushtarake ruse lëviz përtej kufirit të Ukrainës, do të ketë një përgjigje të ashpër dhe të bashkuar nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj.
“Do të jetë një fatkeqësi për Rusinë nëse pushton Ukrainën”, deklaroi Joe Biden, duke paralajmëruar se do të ketë sanksione të rënda dhe humbje njerëzore edhe për Moskën.
Sipas presidentit amerikan rusët kanë një skenar të gjerë agresioni, duke përfshirë sulme kibernetike dhe taktika paraushtarake, për të cilat do të kenë një përgjigje vendimtare.
“Rusët kanë një skenar të gjerë agresioni, duke përfshirë sulme kibernetike dhe taktika paraushtarake, dhe ka pohuar se këto veprime do të kenë një përgjigje vendimtare”, shton Shtëpia e Bardhë.
Gjatë konferencës për shtyp maratonë dy-orëshe, Biden paralajmëroi që Putini do të ndërmerrte disa veprime dhe të pushtonte Ukrainën, por përgjigja amerikane do të varet nga ajo që bën Rusia, theksoi ai.
“Unë mendoj se Putini nuk dëshiron një luftë të plotë, por po teston Perëndimin dhe NATO-n sa më shumë që mundet”, shtoi Biden.
Presidenti kujtoi se ai kishte dërguar tashmë 600 milionë pajisje të sofistikuara ushtarake në Kiev.
Deklaratat e Presidentit Biden erdhën disa orë pasi sekretari i Shtetit Anthony Blinken, gjatë një vizite në Kiev, akuzoi Rusinë se po planifikon të përforcojë edhe më shumë kufirin, duke shtuar të tjera trupa ushtarake, krahas rreth 100,000 që ka vendosur deri tani. Zoti Blinken sugjeroi se shifra mund të dyfishohet “me një vendim të shpejtë”.
Të tjera
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...