Gërxhaliu për rritjen e çmimit të energjisë: Po kthehemi në vitin 2014, Kosovës i duhen politikanë të guximshëm
Autori: Elvira Haxhiu 17:18 | 19 January 2022
Qeveria e Kosovës të martën e ka aprovuar kërkesën e Zyrës së Rregullatorit për Energji, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët që harxhojnë më shumë se 600 Kw/h energji.
Zyra e Rregullatorit për Energji ka bërë një propozim për rritjen e çmimit të energjisë për 9% për komponentin e energjisë të tarifave për konsumatorët biznesor.
Pas këtij propozimi pati reagime të shumta nga qytetarët të cilët paralajmëruan edhe protestë në rast se ngritet çmimi i energjisë ashtu siç është paraparë.
Njohësi i çështjeve ekonomike, Safet Gërxhaliu, ka thënë për Gazetën Infokus se rritja e çmimit të energjisë do të reflektonte dukshëm te qytetarët e sidomos te familjet në nevojë.
“Efektet e kësaj ngritje do reflektojnë jo vetëm ne aspektin ekonomik e në sektorin privat, por në veçanti tek familjet skamnore”, shtoi ish-kryetari i OEK.
Gërxhaliu është shprehur i shqetësuar duke thënë se si ka mundësi që një vend që është i pasur me linjit të varet nga importi i energjisë.
“Nuk i bëhet nderë Kosovës te jetë vendi më i pasur me linjit dhe të jetë i varur nga importi i energjisë elektrike, apo nuk i bëhet nder Kosovës të tallen vendet e rajonit duke thënë ‘dërgonani ju neve thëngjill ne ju shesim rrymë elektrike’, ndërsa distanca mes kësaj fabrike dhe Kosovës është vetëm 80 km”, ka thënë Gërxhaliu.
Sipas tij për një gjë të tillë përgjegjësi duhet të mbajë skena politike dhe shoqëria civile.
“Prandaj është një absurd, një paradoks që duhet përgjegjësi të mbajë politika. por mbi të gjitha shoqëria civile e cila në bashkëpunim me ‘mafinë energjetike’ e sjelli Kosovën para një kolapsi të tillë”, shtoi tutje njohësi i çështjeve ekonomike.
Gjithashtu, ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës tha se është koha kur vendit tonë i duhen politikanë të guximshëm dhe vendimtarë.
“Është koha kur Kosovës i duhen politikanë të guximshëm, politikanë vendimtarë. Në qoftë se Franca dhe vendet evropiane janë duke analizuar që të kthehen në thëngjill, janë duke analizuar që të kthehen në prodhim të rrymës përmes termoelektranava nukleare, atëherë Kosova duhet të bëj bashkë dy shtyllat kryesore të ekonomisë, që është ekonomia e dijes dhe ekspertiza e të rinjve në arsim dhe shfrytëzimi i resurseve natyrore”, deklaroi Gërxhaliu.
Ndërsa, në këtë drejtim Gërxhaliu tha se paralel me rekomandimin për shtrenjtimin e çmimit të energjisë elektrike duhet të mendohet pak më ndryshe për të mbështetur qytetarët dhe bizneset.
“Vërtetë po kthehemi në një periudhë kohore të vitit 2014, 2015 e 2016, kur barra më e madhe e sektorit privat ka qenë kostoja e pa përballueshme e energjisë elektrike falë bllok tarifave”, deklaroi Gërxhaliu për Gazetën Infokus.
Ndërsa kryeministri i vendit, Albin Kurti në një konferencë pranoi se rritja e çmimit të energjisë do të jetë një barrë e madhe për qytetarin, duke mos lënë anash edhe akuzat për qeveritë e mëparshme në lidhje me këtë situatë në të cilën gjendet Kosova.
“Po të mos ishte vjedhur pamëshirshëm, gjendja me prodhim e me kapacitete do të ishte më ndryshe, e nuk do të kishte rënie të blloqeve. Nëse çmimi i energjisë do të rritej në mënyrë lineare, nuk do të ishim në këtë situatë, Pasi kjo nuk ka ndodhur, ZRRE ka dhënë zgjidhjen financiare. Çmimi i propozuar nga ZRRE është barrë e rëndë për t’u përballur nga qytetari në Kosovë”, ka deklaruar Kurti.
E qeveria ka premtuar 75 milionë euro për subvencionimin e energjisë së shpenzuar.
Sipas ME-së, kjo ndarje është bërë për t’u përballur me rritjen e tarifave të rrymës.
“Duke marrë parasysh situatën e jashtëzakonshme dhe të paprecedentë në tregjet evropiane të energjisë elektrike që ka ndikuar edhe Kosovën, Qeveria e Kosovës me kërkesë të Ministrisë së Ekonomisë është zotuar të subvencionojë qytetarët e bizneset e Kosovës, duke i mbrojtur kështu nga rritja e tarifave. Subvencionet paraqesin të ardhura për sektorin që nuk është e nevojshme të mbulohen nga tarifat e energjisë elektrike dhe, rrjedhimisht, zbusin rritjen e tarifës së energjisë elektrike”, thuhet në njoftimin e ME-së.
Po ashtu ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në një konferencë për media të mërkurën tha se propozimi i Zyrës së Rregullatorit për Energji për shtrenjtimin e rrymës nuk është final dhe se do të kërkojnë sqarime shtesë dhe do të japin propozime aty ku mendojnë se gjërat mund të bëhen më mirë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Iraku miraton ligjin kundër marrëdhënieve të së njëjtës gjini, deri në 15 vjet burg
Parlamenti i Irakut ka miratuar një ligj që dënon marrëdhëniet e të njëjtës g...
-
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar pas sulmit në Banjskë
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun Kosovë-Serbi, Edita Tahiri ka kërk...
-
Moti sot me diell, temperaturat deri në 17 gradë Celsius
Sot në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell e me vranësira të shpërndara. ...
-
Kusari-Lila: Dërgimi i draftit të Asociacionit në Kushtetuese s’është kusht para votimit në KiE
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, ka ...
-
Hamasi po shqyrton propozimin Izraelit për armëpushim në Gazë
Përfaqësues të grupit të militantëve të Hamasit thanë se kishte marrë të shtu...
-
Presidentja uron Sierra Leonen për pavarësi
Presidentja Vjosa Osmani ka uruar në X homologun e saj të Sierra Leones për D...
-
Australia do e ndihmojë Ukrainën me mbi 61 milionë euro
Australia ka njoftuar një paketë ndihme ushtarake për Ukrainën me vlerë mbi 6...
-
Gjashtë gjëra që duhet të dini për pagat në Zvicër
Nëse jetoni dhe punoni tashmë në Zvicër, (ose jeni gati të zhvendoseni këtu),...
-
“Pjesëmarrja në regjistrimin e popullsisë shumë e lartë”, koordinatorja e OKB-së e kënaqur me procesin
Koordinatorja e OKB-së për Zhvillim, Arnhild Spence, ka thënë se procesi i re...
-
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet
Togerja në Policinë e Kosovës, Antigona Çitaku – Dibrani, ka fituar çmimin nd...
-
Skepticizëm nëse Kurti do t’i sigurojë votat për Kodin Civil
Deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë ndryshuar qëndrim për Kodin Civil,...
-
Mehaj vlerëson se institucionet kanë bërë “punë modeste” për argumentimin e gjenocidit serb
Ish-Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka folur për punën e institucioneve t...