Lajme

Gjakovarja e bën burrin për spital

Autori: Gazeta inFokus 10:09 | 19 January 2022

Është arrestuar një grua nga Gjakova, e cila kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, shkruan Gazeta Infokus.

Policia ka njoftuar se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërkaq, me rekomandim të mjekut dhe me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovës, pasi që dyshohet se ka probleme psikike.

-Advertisement-

“Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit dhe me rekomandim të mjekut, për shkak të problemeve psikike e dyshuara është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovës dhe është në sigurim nga zyrtarët policor”, thuhet në raportin e policisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera