Shtatë komuna të mëdha nuk respektuan afatet kohore për aktivitetet e prokurimit
Autori: Gazeta inFokus
13:58 | 17 Janar 2022
Në kuadër të një hulumtimi të realizuar nga Institutit Demokratik të Kosovës (KDI), shtatë komuna të mëdha në vend nuk kanë respektuar afatet kohore në realizimin e aktiviteteve të prokurimit për vitin 2021.
Naim Cahani nga KDI-ja, gjatë shpalosjes së raportit “Shpenzimet e parasë publike në kategorinë e subvencioneve dhe investimeve kapitale gjatë mandatit qeverisës 2018-2021”, theksoi se çuditërisht Komuna e Gjilanit si një ndër komunat më të mëdha në vend, në kategorinë e kontratave për punë kishte paraparë më së paku aktivitete të prokurimit gjatë vitit që lamë pas.
“Komuna e Prizrenit mbetet një ndër komunat e cila kishte paraparë më së shumti aktivitete të prokurimit në kategorinë e kontratave për punë, me gjithsej 113 aktivitete, ndërsa Komuna e Gjilanit për çudi një ndër komunat më të mëdha mbetet një ndër komunat e cila në kategorinë e kontratave për punë kishte paraparë gjatë vitit 2021 vetëm 16 aktivitete të prokurimit. Komuna e Prishtinë ka pasur 91 aktivitete, pastaj Peja me 88 aktivitete, Mitrovica e Jugut me vetëm 30 aktivitete… në kuadër të hulumtimit kemi identifikuar që komuna e Prishtinës, Prizrenit, Ferizajt, Mitrovica e Jugut, Gjilani dhe komuna e Gjakovës nuk kanë respektuar afatet kohore për realizimin e aktiviteteve të prokurimit… Pra, janë pothuajse shtatë komunat më të mëdha kanë dalë që nuk kanë respektuar afatet kohore të parapara”, theksoi ai.
Cahani theksoi se komunat gjatë mandatit qeverisës kanë vazhduar të kenë trend të rritjes së planifikimit buxhetor, sipas të cilit në mesin e shtatë komunave më të mëdha, ajo e Mitrovicës së Jugut mbetët njëra ndër komunat e cila kishte trend më të madh të rritjes së planifikimit të buxhetit.
“Komuna e Mitrovicës së Jugut, në bazë të hulumtimit ka dalë që është një ndër komunat e cila kishte trend më të madh të rritjes së planifikimit të buxhetit krahasuar me vitin e parë dhe të fundit të mandatit qeverisës në 19.88 përqind. Komuna e Prishtinës me 18.70 përqind, komuna e Prizrenit me një rritje jo shumë të madhe me 5.9 përqind të planifikimit të buxhetit. Planifikimet e buxhetit të komunave për vitin 2021 ishin më të vogla krahasuar me vitin 2020, kjo për shkak të periudhës së pandemisë Covid-19, si dhe instruksionet e parapara nga Ministrisë së Financave ku kemi pasur shkurtim të planifikimeve të buxheteve për vitin 2021, krahasuar me vitin 2020”, theksoi Cahani.
Cahani ka thënë se Komuna e Prishtinës mbetet njëra ndër komunat e cilat më së shumti kishte rritje të planifikimeve buxhetore në kategorinë e subvencioneve me 120.16 përqind.
Derisa sipas tij, Komuna e Ferizajt është njëra ndër komunat që më së paku ka pasur planifikime buxhetore në kategorinë e subvencioneve.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...






























