Lajme

Berisha: Basha është turpi i dheut, e pret vrima e miut

Autori: Gazeta inFokus 13:25 | 16 January 2022

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha,është duke zhvilluar një takim me demokratë dhe intelektualë në Shkodër.

Gjatë fjalës së tij, ai iu bëri thirrje demokratëve që mbështesin Lulzim Bashën që të heqin dorë nga ai, sipas tij, kryetari i tanishëm i PD-së “është turpi i dheut”.

Të njëjtën thirrje, Berisha e pati edhe për deputetët, ndërsa shtoi se Bashën e “pret vrima e miut nga ky revolucion që nuk ka të ndalur”.

-Advertisement-

“Nuk ka ndodhur dhe nuk ndodhin kurrë në një vend të lirë zhvillime të tilla. A mundet një shtet të servirë për opozitë njeriun që e rrethon me banditë dhe policë, njeriun me të cilin ndan aferat korruptive, njeriun me të cilin i mbyll dosje krimi? Kjo s’mund të ndodhë në asnjë vend tjetër përveçse në Shqipëri. Iu drejtohem atyre demokratëve që akoma në mënyrën më të pabesueshme dëshmojnë mbështetjen më të vogël për “Lulzim Bravën””.

“Hiqni dorë prej tij, hiqni dorë se ai është turpi i dheut, është turpi i historisë. U them deputetëve të Shkodrës, bashkohuni një minutë e më parë me qytetin tuaj. Bashkohuni me sakrificën vuajtjen, qëndresën, heroizimin, vizionin e atyre që ju votuan ju. Ndahuni nga “Lulzim Brava” se atë e pret vrima e miut nga ky revolucion që nuk ka të ndalur. Askush nuk ka të drejtë. Askush nuk ka të drejtë të luajë me plurazmin politik në Shqipëri”, tha Berisha/tvklan.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera