Berisha për deklaratën e Escobar: Të mbështesësh Bashën nuk më lufton mua
Autori: Gazeta inFokus 15:30 | 13 January 2022
Sali Berisha ka komentuar para gazetarëve këtë të enjte deklaratat e zyrtarit të lartë amerikan, Gabriel Escobar. Ish-Kryeministri u shpreh se “të mbështetësh Bashën nuk lufton Sali Berishën”.
“Sa i takon deklaratës unë shpreh keqardhje të madhe, sepse në vizitën e parë reagimi im ishte ky, që shqiptarët janë një komb i vjetër dhe në ato elementë të tyre, ata nuk i kanë qejf kukullat. Po ta vesh re ti, Shqipëria është vendi me tregun më të vogël të kukullave në rajon. Dhe në mënyrën më të sinqertë i kërkova që mos merret me kukulla. Mendoj se me deklaratën do ta ndihmonte mirëpo ju e patë që jo vetëm që nuk ndikoi në Kuvend, por Kuvendi shënoi rekord historik. Tani përsëri thotë se unë punoj mirë, por unë mund t’i them tani zotëri, si mund të punohet mirë me një njeri që për mbrojtjen e tij dhe të ndërtesës merr vrasës me pagesë? Ju duhet të informoheni më parë. Dakord, ai shpreh qëndrimin e tij, megjithatë prapë e ftoj unë Escobar-in, apo cilindo, çdo fakt që të ketë të shkojë e ta depozitojë në gjykatë.
Por ajo e cila është për mendimin tim e rëndë dhe unë mendoj se duhet të rishqyrtohet: Të mbështesësh Lulzim Bashën sot jo vetëm mbështet një kufomë politike që secili prej jush po t’ju pyesnin këtë do thonit, por është më keq se kaq. Të mbështetësh Bashën është një përçmimi i madh, një shkelmim mbi politikanët e rinj shqiptarë. Sepse të mbështesësh Bashën nuk lufton Sali Berishën. Jua them unë, jo. Ata që mendojnë se po më dëmtojnë mua duke mbështetur Bashën nuk i bëjnë llogaritë mirë. Problemi është më i thellë. Problemi është çfarë shohin qytetarët shqiptarë, kur ky politikan i ri është njeriu më i degraduar i politikës shqiptare. Jo nuk janë të tillë politikanët e rinj shqiptarë. Ai ishte politikani i ri në Shqipëri në pozitën më të lartë”, tha Berisha./tvklan.al
Të tjera
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...
-
Nenad Rashiq i indinjuar që serbët autentikë të Kosovës janë ende jashtë procesit të dialogut
Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se nuk pret asgjë ...
-
Çitaku: Për ata që po ngrisin pikëpyetje, Mitrovica e Jugut është komuna e parë për numrin e premtimeve të realizuara
Pas një aksioni të aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicën e Jugut...
-
Tensionohet situata në Shqipëri, protestuesit konfrontohen me policinë
Ka patur tensione të forta në sheshin “Willson” mes protestusve dhe policisë....
-
“Bajrami ka “avulluar” 2.5 milionë kg grurë nga rezervat shtetërore”, deputetja e LDK’së – Bajqinovcit: A ka njeri normal që të beson?
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sot ndaj postimit të deputetit...
-
30 ditë paraburgim ndaj tre serbëve që provokuan në Deçan
Ne Gjykaten Themelore në Pejë – Dega në Deçan sot është mbajtur seanca për ca...
-
Dy shqiptare kapen me 30 kg marihuanë në kufirin greko-shqiptar
Dy gra shqiptare janë kapur duke trafikuar një sasi të madhe droge nga Shqipë...
-
Profesori i gazetarisë e quan “mafiozitet editorial” lajmin e rremë të publikuar nga RTK-ja
Profesori universitar i gazetarisë, Milazim Krasniqi, e ka quajtur “mafiozite...
-
VV: Komuna e Prishtinës ka lidhur 114 kontrata njëburimore në vitet 2021-2024
Debati për kontratat njëburimore mes VV-së dhe LDK-së, është intensifikuar. ...
-
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më ktheve në të kaluarën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pyetur nga Hardtalk i BBC-së, n...
-
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Nikolla nga Mitrovica e Veriut beson se pjesëtarët e komunitetit serb në Koso...