Lajme

Sali Berisha: Basha ishte i gatshëm të shuante selinë për ngritjen e kullave

Autori: Gazeta inFokus 14:41 | 13 January 2022

I ashpër ka qenë reagimi i Sali Berishës ndaj Lulzim Bashës, pas daljes nga Prokuroria, ku foli përpara prokurorëve për trazirat e regjistruara në protestën përpara selisë së PD-së, më 8 janar.

Pasi e akuzoi Bashën se është i lidhur me narko-shtetin dhe me grupe kriminelësh e fondamentalistësh, Berisha u shpreh se ai është i gatshëm për interesin personal të shembë selinë e PD-së për ndërtimin e kullave.

“Me urdhër të kreut të Meduzës erdha në respekt të parimeve me të cilat jam i mbrojtur. Në deklaratë theksova se për çdo shqiptar, mik dhe partner të vendit, shëmtira më kryesore, akti më i paimagjinueshëm, momenti më kriminal në historinë e 30 viteve, dëshmia më flagrante e lidhjes së politikës me krimin ishte jo vetëm atë ditë, Lulzim Brava i rrethuar nga një bandë vrasësish, trafikantësh, fondamentalistësh. Kjo përbën momentin më dramatik dhe dëshminë flagrante të narko-shtetit dhe lidhjeve të një politikani me krimin. Ju, duke iu falënderuar për të gjithë punën që bëni, duhet t’iu them se nuk duhet të injoroni një moment.

-Advertisement-

Momenti që është më flagrant është se sot, njeriu që është shkarkuar nga çdo funksion i PD-së është simbol i pabesisë ekstreme politike. Së dyti, simboli më i degraduar i lidhjeve me krimin. Së treti, mos harroni se ky është personi që për pazare personale dhe pasurimin personal ishte i gatshëm të shuante ndërtesën e PD-së për shkak të kullave. Lulzim Brava është simboli i politikanit që nuk njeh asnjë princip që për të ruajtur karrigen, shndërroi selinë e PD-së në një seli që nuk ekziston dhe ia dorëzoi të blinduar. Pa diskutim që kjo ishte një pjesë e deklaratës time. PD-ja do të dorëzojë çdo informacion që mbledh për këtë grup mercenarësh dhe po mbledhim. Emrat konkretë i keni në Facebook-un tim”, tha Berisha./A2

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera