Lajme

Gjykata i cakton masën e paraburgimit të dyshuarit për marrje ryshfeti

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 13 January 2022

Gjykata Themelore në Prishtinë gjatë së enjtes ka marrë vendim për caktimin e masës së paraburgimit për personin që dyshohej për marrje ryshfeti, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një komunikate për media është njoftuar se të dyshuarit me inicialet L.G. i është caktuar masa e paraburgimit prej një muaji.

“Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit L.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Gjithashtu është bërë e ditur se kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera