Pjesëtarët e KFOR’it i mbajnë ligjëratë policisë në Ferizaj për reagimin në rastet e dhunës në familje
Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 13 January 2022
Në kuadër të bashkëpunimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj me pjesëtarët e KFOR-it amerikan të kampit ushtarak ‘’Bondsteel’, sot në Drejtorinë Rajonale të Policisë Ferizaj është mbajtur një ligjeratë me temë, ‘’Reagimi për dhunën në familje ’’nga Jake- Joseph Allard, Ndihmës Oficer për Dhunë në Familje, nga Departamenti i Policisë së Andover, në Masaçusets të SHBA-së.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka thënë se bazë e kësaj ligjerate, ishin leksionet, metodat dhe përvojat që janë përdorur në rastet e dhunës në familje nga Departamenti i Policisë së Andover, në Masaçusets, të cilat sipas tyre, në përgjithësi kishin dhënë rezultate të mira.
Gjithashtu gjatë kësaj ligjerate u shkëmbyen edhe përvojat për krijimin e marrëdhënieve të mira me agjencionet e shërbimeve sociale, metodat e shërbimit të viktimave të dhunës në familje dhe teknikat e të shkruarit të raportit.
Në këtë takim morën pjesë : Shefi i Hetimeve të Përgjithshme nga Sektori Rajonal i Hetimeve, Shefi i Sektorit Rajonal për Operativë, Koordinatori Rajonal i Dhunës në Familje dhe të gjithë hetuesit primarë të rasteve të dhunës në familje, të stacioneve policore : Ferizaj, Kaçanik, Shtime , Shtërpcë dhe Hani Elezit .
“Drejtori Rajonal i Policisë, Nënkoloneli Basri Shabani, i falenderoi pjesëtarët e KFOR-it amerikan që mundësuan relaizimin e kësaj ligjerate, të dobishme për pjesetarët e Policisë së Kosovës-Rajoni i Ferizajt dhe me këtë rast u zotua për bashkëpunim të ndërsjellë edhe në të ardhmen, duke përfshirë edhe shkëmbimin e përvojave dhe trajnimeve, me qëllim të avancimit të mëtejmë të policisë rajonale të Ferizajt, për trajtimin e rasteve të dhunës në familje, që policia në mënyrë sa më profesionale ti trajtojë viktimat e dhunës në familje, dukuri kjo që po e përcjellë shoqërinë tonë”, thuhet nga policia.
Të tjera
-
Arrestohet shqiptari në Itali, ju gjenden 15 kg drogë dhe fletorja me emrat e klientëve
Policia në Itali ka arrestuar shqiptarin nën akuzën për trafikim të drogës. ...
-
“Nëna Rukë” feston ditëlindjen, Ramush Haradinaj me dedikim emocionues
‘Nëna Rukë;, nëna e Ramush Haradinajt feston sot ditëlindjen. Në këtë ditë të...
-
Nesër, 27-vjetori i rënies së Luan Haradinaj
Nesër, më 6 maj shënohet 27-vjetori i rënies së ish-ushtarit të Ushtrisë Çlir...
-
Kosova në Këshillin e Evropës, me apo pa kushte?
Kanë mbetur më pak se dy javë kur pritet të votohet për anëtarësimin e Kosovë...
-
Kurti shkruan edhe për zgjedhjet evropiane të 9 qershorit: Përkrah kancelarit Sholz mbështetëm dy socialdemokratë
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë vizitës së tij në Berlin njofton se...
-
Turistja gjermane bie nga ujvara në Përmet
Një turiste gjermane ka rënë nga ujvara në zonën e Çarçovës në Përmet. Tv ...
-
Policia zbardhë detaje për rastin e tentim vrasjes në veri të cilën e raportoi zëvendësministri për Kthim
Zëvendësministri për kthim në Qeverinë e Kosovës, Radoica Radomiroviq, ka shk...
-
Përvjetori i 75’të i Këshillit të Evropës, Kurti thotë se ky vit shënon plotësimin e kritereve nga Kosova për anëtarësim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar 75-vjetorin e themelimit të K...
-
Basha i reagon AGK’së dhe Reporterëve Pa Kufij, zbrapset pak nga gjuha nxitëse: S’po sulmoj, po bëj kritikë
Deputeti Dimal Basha, i cili pretendoi “disiplinimin e AGK-së dhe RTK-së nga ...
-
Skenari i luftës bërthamore: Nga raketa e parë deri në fund të botës për 72 minuta
Një luftë bërthamore do të ishte e keqe dhe kjo është diçka që të gjithë e di...
-
Xi Jinping nis vizitën në Francë dhe shprehet për mediat vendase
Presidenti kinez mbërriti të dielën në Paris, duke nisur vizitën e tretë shte...
-
PDK nderon dëshmorët e Podujevës, Hamza: Faleminderit, që ndërtuat bazamentin e shtetit tonë
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për Kryeministër, Bedri Hamza, bas...