Musliu-Shoshi i reagon Gërvallës: Mos vajto, puno, nuk mund ta justifikosh dështimin tënd
Autori: Gazeta inFokus
16:30 | 10 Janar 2022
Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, i ka reaguar ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallës, e cila ka thënë se do ta kthejnë ligjshmërinë dhe drejtësinë e munguar në këtë institucion dhe se do të shfuqizojnë disa vendime të jashtëligjshme.
Musliu-Shoshi përmes një shkrimi në rrjetin e saj social Facebook i ka reaguar Gërvallës duke i thënë të mos vajtoj por të punojë.
Ajo ka thënë se Gërvalla nuk mund të justifikoj dështimin në politikën e jashtme, skandalet, e mungesën e njohjeve të reja të vendit.
Sipas saj, postimi i fundit i ministres është tregues që deri më tani, “e gjithë çka është bërë nga MPJD nën lidershipin e saj, nuk kanë qenë reformat, por identifikimi i “kundërshtarëve” për t’i goditur ata më pas”.
Lexo edhe: Gërvalla: Të emëruarit në kundërshtim me ligjin do të kthehen në Kosovë
Shkrimi i saj i plotë:
DONIKË, MOS VAJTO. PUNO!
Ta kam thënë gjithmonë – edhe në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë e edhe në seancat e Kuvendit – që çdo shkelje ligjore duhet të ndëshkohet dhe e ke pëkrahjen time të plotë.
Sidoqoftë, dështimin tënd në politikën e jashtme; skandalet e vazhdueshme, asnjë njohje e asnjë anëtarësim NUK mund ta justifikosh me një referat me anë të të cilit po paralajmëron spastrime politike brenda Shërbimit të Jashtëm, duke shkelur ligjet në fuqi e duke e de-funksionalizuar edhe më tej diplomacinë tonë.
Ndryshimet e brendshme është dashur të jenë të përfunduara deri më tani, e jo tek të fillojnë. Projektligji për Ministrinë e Punëve të Jashtme, Projektligji për Shërbim të Jashtëm e ai për Disaporë është dashur të vie në Kuvend qershorin e kaluar, akoma s’kanë ardhur.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe ish-Ministria e Diasporës është dashur të jenë të fuzionuara deri më tani, por akoma s’ka as organogram të unifikuar.
Ambasadat është dashur të jenë të gjitha me titullarë dhe me diplomatë të tjerë për të garantuar mirëfunksionimin e tyre, e jo të lihen me staf esencial e në pamundësi për të kryer përfaqësim dinjitoz të vendit e as për të ofruar shërbime konsullore për qytetarët tanë e ata të huaj. Kjo bëhet më e pafalshme kur në këtë situatë, kanë ardhur ambasada si ajo në Uashington, Londër e Bruksel, kur e dijmë rëndësinë e këtyre misioneve. E mos ta harrojmë Ambasadën në Jerusalem, e cila është vetëm me të Ngarkuar me Punë – pa Ambasador/e e pa staf.
Ky postim i fundit i joti është tregues i qartë që deri më tani, e gjithë çka është bërë nga MPJD nën lidershipin tënd nuk kanë qenë reformat, por identifikimi i “kundërshtarëve” për t’i goditur ata më pas.
Pozita e shefes së diplomacisë nënkupton bërjen dhe udhëheqjen e politikës së jashtme të vendit, e jo mikromenaxhimin e brendshëm për të qëruar hesape me ata që mendojnë ndryshe.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...

































