Lajme

Haradinaj shkon për ngushëllime te familja e Kadri Veselit

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 08 January 2022

Kyetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkuar për ngushëllime te familja e ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, të cilit i vdiq nëna.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Haradinaj tha se vdekja e Ajshe Veselit vjen në një kohë jo të lehtë, pasi që kryefamiljari Kadri Veseli nuk gjendet pranë tyre.

“Ndarja nga jeta e të dashurve mund të ndodh në çdo kohë, por për familjen Veseli humbja e nënës Ajshe vjen në kohë jo të lehtë, pasi që kryefamiljari Kadri
Veseli nuk gjendet pranë tyre. Duke ndjerë dhimbjen e tyre, sot me bashkëpunëtorë, shkuam ta ndajmë me ta, të jemi afër dhe tu japim përkrahjen, sipas traditës shqiptare. Uroj që tutje të bashkohemi vetëm për gëzime. Nëna Ajshe u prehtë në paqe!”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera