“Kosova është në kthetrat e krizës energjitike”, Rama: Ne garantuam energji për vendin tonë
Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 30 December 2021
Në konferencën vjetore të mbajtur ditën e sotme, kryeministri shqiptar Edi Rama, solli në vëmendje krizën energjitike duke e cilësuar si një problem global.
Ai bëri krahasimin mes vendit tonë dhe Kosovës e cila po përballet me ndërprerje të energjisë.
Rama tha se Kosova sot është në kthetrat e një krize që për arsye objektive, sipas tij, është e mbërthyer nga këto kthetra dhe është në kushtet kur duhet të zgjedhë mes kufizimeve drastike dhe rritjes së çmimeve.
“Më vjen shumë mirë që jemi sot në gjendje që jo vetëm të garantojmë energji për vendin tonë, por ta bëjmë këtë jo vetëm pa kufizime të energjisë, por dhe pa rritje të çmimit dhe t’i japim Kosovës mundësinë që dy ditët që ndajnë vitet që janë një festë të kenë furnizimin të pandërprerë me energji. Nuk është diçka fare e lehtë por mendoj që në sëkëlldira të mëdha dhe në gëzime duhet të ndajmë me Kosovën atë që kemi”, tha Rama, shkruan Oranews.
Kryeministri tregoi dhe ambicien e shpallur që brenda kësaj dekade, pra në kuadër të vizionit të Shqipërisë 2030 Shqipëria të kalojë në eksportues Neto të energjisë.
“Do ta bëjmë duke rritur kapacitetet, duke zgjidhur problemin e trashëguar dramatik të hedhjes së parave bashkë me ujin kur nuk kemi mundësi të rezervojmë ujë për ditët e thata, duke vënë në punë më në fund me një skemë të re dhe më nje kompani të madhe amerikane TEC-in e Vlorës, duke rritur edhe kapacitetin e prodhimit nga uji ku jemi duke vlerësuar një projekt të madh që do të shtojë ndjeshëm kapacitetet”.
Sipas tij, të gjitha këto do të bëjnë që Shqipëria të hyjë në rrugën e një transformimi epokal për sa i përket sektorit elektro-energjitik.
Të tjera
-
“Nuk më ka bërë dhuratë Ministria”- Këshilltari i Pecit flet pasi mori grantin 100 mijë eurosh
Këshilltari në Ministri të Bujqësisë, Naim Huruglica, në emisionin CONTEXT në...
-
Opozita bllokon akset kryesore në Tiranë, përplasje me policinë
Në Shqipëri, opozita e udhëhequr nga Partia Demokratike, organizoi pasditen e...
-
SHBA dhe Evropa i gëzohen armëpushimit Izrael – Liban
Presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi para pak kohe se Izraeli dhe Libani j...
-
Tubim madhështor i AAK-së së Ramush Haradinajt në Gjakovë
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
G7 mbështet armëpushimin Izrael-Hezbollah, nuk shprehet për urdhër-arrestet e GJNP-së
Ministrat e jashtëm të vendeve më të zhvilluara të botës mbështetën fuqishëm ...
-
Bideni jep lajmin e mirë, Izraeli dhe Hezbollahu pajtohen për t’i dhënë fund konfliktit
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka njoftuar se Libani dhe Izraeli janë pajtua...
-
“Turp duhet me të ardhë” – Hykmete Bajrami me fakte e zë në rrenë Mefail Bajqinovcin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se e ka zënë në rrenë deputetin...
-
Bajrami reagon për rezervat: Piuna unë kam qenë në opozitë, Kurti e takoi vjehrrin e biznesmenit të dënuar për rastin
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami i është kundërpërgjigjur akuzave të minis...
-
Rilind Gërvalla tash e mohon se AKI ka gisht në lajmin e RTK-së që sulmoi mediat, akuzon një pjesë të bordit
Rilind Gërvalla, Drejtor i RTK-së, ka mohuar se AKI ka gisht në lajmin që sul...
-
“Rasti ndodhi jashtë objektit” – Rektorja jep detaje për shpërthimin në kolegjin privat në Prishtinë
Rektorja e kolegjit privat “Heimerer” në Prishtinë, Naime Brajshori, është de...
-
Krerët e UÇK-së i ankohen trupit gjykues, i shkruajnë një letër me disa kërkesa
Ish-udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli,...
-
Raportohet për një shpërthim në një kolegj privat në Prishtinë
Një shpërthim ka ndodhur sonte në Prishtinë. Në rrethana të pasqaruara ako...