Lajme

A po kthehet bixhozi në Kosovë, policia arreston 30 persona

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 29 December 2021

Policia e Kosovës ka arritur të identifikojë pesë raste të organizimit të lojërave të fatit brenda një dite në Kosovë, shkruan Gazeta Infokus.

Gjithashtu, policia ka bërë të ditur se për këtë arsye janë arrestuar 30 persona, 26 në Gjakovë, dy në Gjilan dhe dy në Kaçanik.

Në Gjakovë policia ka konfiskuar një pistoletë me nëntë fishekë dhe një sasi të substancave narkotike.

-Advertisement-

“Të dyshuarit janë arrestuar dhe të gjithëve u janë shqiptuar gjoba për mosrespektim të orës policore”, thuhet në raportin e policisë për rastin në Gjakovë.

Ndërkaq, në Gjilan janë konfiskuar rreth 600 euro dhe tre telefona, kurse në Kaçanik policia ka sekuestruar 70 euro, letra bixhozi dhe një fletore.

Të arrestuarit në Gjakovë në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt.

Personat e arrestuar në Gjilan janë dërguar në mbajtje, kurse dy rastet në Kaçanik me vendim të prokurorit kanë vazhduar në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera