Lajme

Edi Rama: Do të kujdesemi që Kosovës mos t’i mungojë energjia elektrike në ditët e festave

Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 28 December 2021

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se do të kujdesen që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në ‘Twitter’, ai tha e ka përcjellur me shqetësim krizën energjetike në Kosovë dhe se ka kërkuar nga Ministria e Energjisë që të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës në këtë periudhë të krizës që po e shoqëron vendin.

“Duke e ndjekur me shqetësim krizën e rëndë energjetike që ka prekur Kosovën kërkova sot nga ministria e Energjisë të vlerësojë çdo mundësi ndihme për qeverinë e Kosovës, që familjeve në Kosovë të mos u mungojë energjia elektrike në dy ditët e festës popullore të ndarjes së viteve”, ka shkruar Rama./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera