Zbuloni çfarë i ndodh trurit kur jeni të stresuar, ja si ndikon te kujtesa dhe shëndeti mendor
Autori: Gazeta inFokus 08:08 | 24 December 2021
Stresi i vazhdueshëm ka një efekt të madh në shëndetin fizik dhe mendor. Po cili është efekti i tij tek truri? Studimet mjekësore të Universitetit të Harvard-it, kanë një përgjigje që do ta lexoni më poshtë. Stresi, veçanërisht nëse është i vazhdueshëm, le shumë gjurmë në mendjen dhe trupin tonë.
Ai na bën të ndihemi të acaruar dhe vazhdimisht të lodhur, dhe ndikon në aftësinë tonë për t’u përqëndruar në aktivitetet e ditës. Stresi kronik mund të ndikojë edhe në pagjumësi, në humbje të oreksit dhe energjisë. Por gjithashtu ai ndikon edhe në përkeqësim të shëndetit tuaj. Këtu përfshihen diabeti, sëmundjet e zemrës dhe probleme me stomakun. Një studim i fundit i Medical News Today, zbuloi se edhe nivele sado të ulta të stresit rrisin rrezikun për sëmundje të ndryshme kronike.
Çfarë ndikimi ka stresi te truri
Hormoni i stresit ndikon negativisht në memorje
Studiuesit analizuan pesona të moshës rredh 40-49 vjeç pa shenja të dementias, apo humbjes së memories. Ata i bënë një test psikologjik pjesëmarrësve. Ata studiuan aftësitë e memories dhe të të menduarit te këta pjesëmarrës. Ky test iu bë përsëri këtyre personave pas 8 vjetësh. Në analizën e gjakut mjekët panë nivelet e kortizolit, hormonit përgjegjës të stresit. Studjuesit zbuluan se personat me nivel të lartë të kortizolit në gjak kishin një kujtesë me të dobët se personat me nivel të ulët ose normal të tij.
Është e rëndësishme të gjeni mënyra për reduktimin e stresit
Studiuesit zbuluan se personat me nivel të lartë të kortizolit kishin një masë më të vogël volumi të trurit. Studiuesit theksuan se është shumë e rëndësishme të gjeni mënyra për të reduktuar stresin. Të flini në orare të rregullta, të kryeni aktivitet fizik sado të vogël, të merrni kohë për veten dhe të qetësoheni. Nëse vëreni shqetësime duhet të kryeni analiza për matjen e kortizolit. Po ashtu të merrni mjekimet e duhura për uljen e nivelit të tij, nëse është e nevojshme.
Stresi në jetën e përditshme është një ndjesi sikur jeni gjithmonë të mbingarkuar dhe bëni shumë përpjekje për t’ia dalë mbanë të gjithave. Puna, paratë, marrëdhëniet ose situata të ndryshme, dhe gjithçka që ka të bëjë me sfidat e jetës shkakton stres. Një Stresi i vazhdueshëm shkakton shumë probleme për shëndetin mendor por edhe për organizmin tuaj. Puna dhe paratë konsiderohen si burim kryesor i stresit./AgroWeb
Të tjera
-
Zv. Ministri i Kurtit: E kam parë vet listën, përveç Albin Kurtit i gjithë kabineti qeveritar ka qenë në “listën e zezë” të KFOR-it
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka konfirm...
-
Murati: Do të krijohet një institut i ri dhe një fond për pushimin prindëror dhe lehonave
Në konferencën për media ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran...
-
Murati tregon se kur pritet të ekzekutohen 100 eurot për fëmijët e pensionistët: S’ka nevojë për aplikim
Qeveria vendosi t’ua ndajë nga 100 euro fëmijëve (0-16 vjeç) e pensionistëve ...
-
Qeveria i ndan nga 100 euro për secilin pensionist dhe fëmijët deri në 16 vjeç
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, e ka mbajtur një konferencë për media bas...
-
Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri, reagon kompania kineze: Presim sqarime urgjente
Kompania kineze e rrjetit social, TikTok ka reaguar në lidhje me vendimin e q...
-
90% e prindërve kërkuan mbylljen e TikTok-ut, Rama publikon anketimin e bërë me prindërit
Kryeministri Edi Rama shprehet se 90% e prindërve janë dakord me mbylljen e T...
-
Rohde falënderon Kosovën për solidarizimin me Gjermaninë pas sulmit në Magdeburg
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për mesazhet...
-
Rriten pritjet te Dheu i Bardhë
Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftua...
-
“Mas vshtiri u kanë mas lüfte, u dasht mu kthy me mbledh niher familjen”- Historia më emocionuese që keni dëgjuar ndonjëherë
Bisnesmeni i suksesshëm shqiptar në Gjermani, Shahin Dervishaj, për herë të p...
-
PDAK thotë se Kurti emëroi një zëvendësministër që ishte i dënuar për keqpërdorim të fondeve
Partia Demokratike e Ashkalinve të Kosovës kanë thënë që kryeministri Kurti e...
-
Ndalohet për 48 orë një person në Prishtinë, u kap me kợkạḯnë- detaje nga Policia
Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmë Antidroga ka ndaluar një veturë në rr...
-
“TikTok” mbyllet për një vit në Shqipëri, “The Guardian” jehonë vendimit të qeverisë
Qeveria e Shqipërisë bëri të ditur një ditë më parë se ka vendosur që të ...