Rusia do të kërkojë që heqja e kufirit Kosovë – Shqipëri të diskutohet në KS të OKB-së
Autori: Gazeta inFokus 12:57 | 23 December 2021
Diplomati rus në Beograd, Alexander Bochan-Kharchenko, ka thënë se marrëveshja mes Kosovës dhe Shqipërisë për heqjen e kontrolleve kufitare mes dy vendeve duhet të shtrohet për diskutim në seancën e radhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kur diskutohet për situatën në Kosovë.
Bochan-Kharchenko, në një intervistë për revistën serbe “Cord”, tha se ky vendim mund të çojë në përhapje të pakontrolluar të terrorizmit, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore, kurse shtoi se kjo është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Serbisë, transmeton Zeri.info.
“Jemi të sigurt se çdo hap, i cili cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë dhe që tejkalon kompetencat e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë të përcaktuara në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së, është jashtëzakonisht keqdashës dhe i rrezikshëm. Kjo është veçanërisht e vërtetë duke pasur parasysh se ekzistojnë mekanizma rajonalë që mundësojnë promovimin e bashkëpunimit duke i njohur plotësisht të drejtat ligjore të Beogradit. Pa të, aktivitetet e Tiranës dhe Prishtinës vetëm sa shtojnë shqetësimet për planet e ‘Shqipërisë së Madhe’, që janë të dëmshme për rajonin, e lëre më për rreziqet e përhapjes së pakontrolluar të terrorizmit, kontrabandës dhe trafikimit të qenieve njerëzore. Supozojmë se duhet t’i kushtohet vëmendje kësaj teme, duke përfshirë edhe mbledhjen e radhës të KS të OKB-së për situatën në Kosovë dhe Metohi”, theksoi diplomati rus i angazhuar në Beograd./Zëri/
Të tjera
-
Lajçak në fund të mandatit shkon në Uashington: Krenar për bashkëpunimin BE – SHBA
I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, vitin 2025 e k...
-
Grenell: SHBA kishte raporte të shkëlqyeshme me Rugovën, Thaçin dhe Hotin – vetëm me Kurtin janë në krizë
Për herë të parë në 35 vjet marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuar...
-
Familja vendi më i rrëzikshëm për gratë: 58 gra u vrạnë për 14 vite në Kosovë, 3 prej tyre vetëm në vitin 2024
Një ndër problemet më të mëdha për gratë në Kosovë vazhdon të jetë dhuna e vr...
-
Dërgohet për trajtim në Turqi i lënduari nga shpërthimi aksidental i fishekzjarrëve në Prizren
I lënduari në Prizren më 31 dhjetor si pasojë i shpërthimit aksidental të fis...
-
LAJMI I FUNDIT: Termet në Kosovë
Një termet është regjistruar në Kosovë para 16 minutash. Termeti i regjist...
-
Trump kërkon shtyrjen e shpalljes së dënimit në rastin e blerjes së heshtjes
Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një...
-
Shtiu me ạrmë zjạrri në një aheng familjar, ftohet në polici një 53-vjeçar në Shtime
Policia ka bërë të ditur se ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të...
-
Masa “detyrim paraqitje”, Berisha shkon në SPAK
Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Prokur...
-
“Kuvendi më i dobëti deri më sot” – Dakaj: Edhe militantët më të flakët s’kanë qenë të kënaqur
Gazetari Shkëlzen Dakaj ka thënë se kjo legjislatura ka qenë më e dobëta që k...
-
Haxhiu: Qeveria Kurti ka dështuar, zhgënjimi i qytetarëve u vërejt nga tubimi i zbehtë në Mitrovicë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Bekim Haxhiu komentoi në Frontal me...
-
Nga 1 shkurti ulet çmimi i energjisë në Shqipëri
Nga data 1 shkurt 2025, do të nisë një ulje e çmimit të energjisë elektrike p...
-
Justin Trudeau jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit të Kanadasë dhe pozita e liderit të partisë
Kryeministri kanadez Justin Trudeau ka dhënë sot dorëheqjen si lider i Partis...