Lajme

Biden, negativ në testin e dytë për COVID-19

Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 23 December 2021

Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka marrë rezultat negativ nga testi PCR për COVID- 19, njoftoi Shtëpia e Bardhë, transmeton Reuters.

Biden konfirmoi se ai bëri një tjetër test për COVID-19 sot, pesë ditë pas ekspozimit ndaj virusit, përmes kontaktit me një anëtar të stafit të infektuar.

Presidenti amerikan rezultoi negativ në testin e parë, i cili u krye pasi u informua se një anëtar i stafit të Shtëpisë së Bardhë, i cili kaloi rreth 30 minuta pranë tij në aeroplanin presidencial Air Force One të premten, doli pozitiv për testimi të hënën në mëngjes, tha Shtëpia e Bardhë.

-Advertisement-

Rezultati i testit PCR që bëri Biden të hënën, pasi u informua për rastin, ishte negativ, si dhe testi i antigjenit që ai bëri të dielën si pjesë e testimit të rregullt, tha në një deklaratë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera