Lajme

Situata me Covid-19 në QKUK dhe në spitale

Autori: Gazeta inFokus 12:06 | 18 December 2021

Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se tetë pacientë të konfirmuar me Covid-19 janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme në Kosovë.

Sipas njoftimit 20 pacientë të tjerë janë post-Covid.

Me oksigjeno-terapi janë 10 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive nuk ka pacientë të shtrirë.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 4 pacientë, Klinika e Pulmologjisë, 16 pacientë post-COVID, Mjekim Intensiv në Klinikë Infektive, nuk ka pacientë të spitalizuar, Spitali i Prizrenit, 4 pacientë, Spitali i Gjakovës, 2 pacientë, Spitali i Pejës, 1 pacient DHE Spitali i Ferizajt, 1 pacient.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera