Shkojnë si policë civil në shkollat e mesme të Ferizajt, gjejnë subtanca narkotike e boks hekuri
Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 18 December 2021
Policë me rroba civile kanë zhvilluar disa kontrolle në shkollat e mesme në Ferizaj, ku kanë gjetur te nxënësit substance narkotike, boks hekuri, derisa pas një bisede me një nxënës, ai ka pranuar se ka edhe një armë në një shtëpi të pabanuar në këtë qytet.
Pas këtyre kontrolleve, një person i moshës 20-vjeçare është ndaluar, ku i anë gjetur qese me substancë të dyshuar të narkotikëve dhe ndaj tij është niciuar një rast penal për procedura të mëtejme hetimore.
“Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë nëpër shkolla , dje pas disa kontrollove të zhvilluara nga polic me rroba civile, në oborrin e një shkolle të mesme të lartë në Ferizaj, kanë ndaluar një person të dyshuar me inicialet L.S ( M/K) i moshës 20 vjecar , ku gjatë kontrollimit të tij janë gjetur qese me substancë të dyshuar të narkotikëve dhe ndaj tij është niciuar një rast penal për procedura të mëtejme hetimore.
Ndërkaq, në oborrin e një shkolle tjetër të mesme të lartë në Ferizaj , është ndaluar një tjetër person nxënës, ku gjatë kontrollit në qantën e tij është gjetur një mjet,boks hekuri, ndërsa pas bisedës me të ai ka pranuar se kishte edhe nje armë zjarri të fshehur në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Ferizajt”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , mbi bazën e disa informacioneve që ka pranuar rreth dukurive negative të nxënësve dhe personave tjerë nëpër shkolla , dje pas disa kontrollove të zhvilluara nga polic me rroba civile , në oborrin e një shkolle të mesme të lartë në Ferizaj, kanë ndaluar një person të dyshuar me inicialet L.S ( M/K) i moshës 20 vjecar , ku gjatë kontrollimit të tij janë gjetur qese me substancë të dyshuar të narkotikëve dhe ndaj tij është niciuar një rast penal për procedura të mëtejme hetimore.
Ndërkaq, në oborrin e një shkolle tjetër të mesme të lartë në Ferizaj , është ndaluar një tjetër person nxënës, ku gjatë kontrollit në qantën e tij është gjetur një mjet,boks hekuri, ndërsa pas bisedës me të ai ka pranuar se kishte edhe nje armë zjarri të fshehur në një shtëpi të pa banuar në një fshat të Ferizajt.
Policia i ka marr veprimet e nevojshme dhe ka gjetur dhe konfiskuar armën e zjarrit pa fishek.
Në lidhje me këtë personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit për të mitur nga Prokuroria Themelore e Ferizajt, është inicuar rast penal ‘’ Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës ‘’ për procedura të më tejme hetimore.
Akasioni i policisë do të vazhdojë edhe në ditët në vijim në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative rreth dhe nëpër shkolla.
Të tjera
-
Tomë Gashi – Korenicës të VV-së: Mirë ish kanë edhe ti të mbulohesh pakëz
Deputeti i VV-së, Visar Korenica, sot në seancën plenare ka ngritur si shqetë...
-
Tri aksidente sonte vetëm në Prishtinë, nuk dihet a ka të lënduar
Tri aksidente u raportuan në Prishtinë mbrëmjen e sontme. Njëri prej tyre ...
-
Hamza: Do ta jap maksimumin që PDK të ketë rol kryesor për krijimin e Qeverisë – për koalicion preferojmë partitë në opozitë
Kandidati për kryeministër i PDK’së, Bedri Hamza i është përgjigjur pyetjes s...
-
Osmani flet nga New Yorku: Mora konfirmim të fuqishëm nga presidenti Biden se do të jetë përkrah Kosovës
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka folur për rëndësinë e koordinimit dhe b...
-
Kurti takohen me Nënsekretarin e UNDP-së, i tregon për projektet zhvillimore në veri
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, është takuar me nënsekretarin e Përgjiths...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë. Era...
-
“Me 9 shkurt e sheh a kena keqkuptu a jo”, Tomë Gashi debaton me Zana Avdiun e Blerim Latifin për sjelljen e qeverisë me aleatët
Blerim Latifi, profesor universitar ka thënë se problem i Kosovës tashmë ësht...
-
“Shqetësuese, kryeministri nuk hyn në Shtëpinë e Bardhë, e ka të ndalume”, Latifi i drejtohet deputetit të Vetëvendosjes
“Ku na çon përplasja me Amerikën”, është tema që të enjten po diskutohet në “...
-
Hamza për deklaratën e Hovenier: Për keqardhje që hisedarët më të mëdhenj të Kosovës i kemi sjell në situatë të tillë
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK’së, Bedri Hamza ka komentuar dekl...
-
“Ka ambasadorë qe s’i njeh as lagjja e vetë edhe gjyshi jem ka thanë me i rujt trojet tona”
Avokati Tomë Gashi tha se gjuhën që e ka përdorë ish-ambasadorja Jacobson dhe...
-
Hamza: Për Kosovën të gjithë me u bo bashkë nuk jemi boll, Serbia e Vuçiqi janë problemi
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se në tema naciona...
-
“Një letër që ka qenë kërcënuese”, Kusari-Lila flet për bisedën me Milan Radoiçiqin
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, është pyetu...