Lajme

Gërvallës i ndalohet hyrja në Serbi

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 15 December 2021

Serbia i ka ndaluar hyrjen ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ajo pati në plan që sot të zhvillojë një vizitë në Luginën e Preshevës, por e cila iu anulua.

Lajmin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar nga MPJ.

-Advertisement-

“Ne kemi kërkuar leje. Vizita ka dështuar për shkak të lojërave të pandershme të Beogradit. Vizitën do të përpiqemi megjithatë ta realizojmë në një datë tjetër”.

Edhe Kosova sot i ka ndaluar vizitën drejtorit të Zyrës për Kosovën në qeverinë serbe.

Sipas gazetës serbe Tanjug, ai nuk është lejuar të hyjë në Jarinje.

Siç shkruan kjo gazetë, nga Zyra për Kosovën është thënë se autoritetet në Kosovë kanë shkuar më tej në shkeljen e marrëveshjes të arritur në Bruksel, kjo pasi që nuk e njoftuar Beogradin paraprakisht.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edicioni i 6-të i Garage Sale sjell zbritje të madhe në Comodita Home!
-Advertisement-

Të tjera