Në prag të kolapsit, KEK-ut i bien blloqet, Kosova rrezikon të mbetet pa rrymë e Prishtina pa ngrohje
Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 14 December 2021
Të hënën në seancën e Kuvendit të Kosovës, kryeministri Albin Kurti ngriti alarmin për krizë energjetike, duke përmendur dy faktor kyq, krizën globale e po ashtu potencoi edhe faktin e problemeve në Korporatën Energjetike të Kosovës, duke i justifikuar me telashet si pasojë e pajisjeve të vjetruara.
Por si duket ajo që alarmoi kryeministrin Kurti ishte pikërisht kjo e fundit, që ka të bëjë me telashet e mëdha që janë duke ndodhur në termocentralet e KEK-ut.
Burime të Gazetës infokus kanë bërë të ditur se prodhimi në elektrana është vështirësuar për shkak të mos planifikimit adekuat e që rrjedhimisht ka shkaktuar defekte teknike.
Jashtë prodhimit tashme ka dalë blloku B2 i Termocentralit “Kosova B” i cili ka kapacitete prodhuese prej 250 megavat orë energji elektrike.
Njëkohësisht probleme janë shfaqur edhe në Bllokun B1. Burime të sigurta brenda korporatës kanë thënë se gjasat janë minimale për të vazhduar prodhimi i Bllokut B1. Edhe ky bllok ka kapacitete prej 250 megavate orë energji elektrike.
Kjo situatë sipas burimeve të Infokusit, mund të vendosë në kolaps Prishtinën me ngrohje qendrore. Kjo sepse dy këto termocentrale të “Kosova B” furnizojnë me avull për ngrohje Ngrohtoren e Prishtinës.
Gjendjen alarmante e ka paralajmëruar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli e cila ka thënë se për shkak të kërkesave të rritura për energji dhe çmimeve të larta të importit Kosova është gjendje të jashtëzakonshme.
“Ne kemi pasur një situatë relativisht të mitë, duke qenë se deri nga fillimi i nëntorit jemi mbështetur kryesisht në kapacitetet e tona gjeneruese të KEK-ut dhe këto kanë mjaftuar për ta mbuluar kërkesën vendore. Siç është pritur me ftohjen e motit dhe me rritjen e kërkesës për energji elektrike është rritur edhe kërkesa për import. Çmimi i importit të energjisë elektrike është tejet i lartë, është gjendje e jashtëzakonshme”, ka thënë ajo.
Ajo tha se për këtë ka zhvilluar takime me homologët e saj nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut për mundësinë e bashkëpunimit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit.
Gazeta Infokus ka dërguar pyetje në zyrën për informim të KEK-ut por të njëjtit deri në publikimin e këtij teksti nuk kanë kthyer përgjigje./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Abdixhiku sot në Vushtrri e shpalosë programin për arsim
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, sot në Vushtrri do ta shpalosë progra...
-
Raportohet për një përleshje në Kuvendin e Serbisë
Në Kuvendin e Serbisë ka ndodhur një incident në mes deputetëve. Pas mirat...
-
Kuvendi do t’i mbajë tri seanca, në njëren diskutohet për qeverisjen e Kurtit
Deputetët e Kuvendit të Kosovës, do t’i mbajnë hiç më pak se tri seanca për t...
-
SBASHK-u paralajmëron protestë më 4 dhjetor
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, ka paralajmëruar vepri...
-
Audio-incizimi: Rilind Gërvalla implikon direkt AKI-në në skandalin e lajmit të rrejshëm kundër dy mediave kosovare
Drejtori i Televizionit të Kosovës, Rilind Gërvalla, e ka implikuar Agjencinë...
-
Osmani: Shembulli i Kosovës një ndër sukseset më të mëdha në histori
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në panelin përmbyllës në F...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’
Sot Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka lansuar edhe shërbimin e Self Chec...
-
Haxhiu: Dardan Velija largoi nga puna Mehmet Tinovën, vëllanë e dëshmorit Uran Tinova
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se Kryeshefi në Kompaninë e Menaxhim...
-
A thua çka po bisedon Peci me Kurtin?
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, në llogari...
-
FSK hap dyert për qytetarët, ju pret ta festoni Ditën e Forcës
Ministria e Mbrojtjes ka bërë thirrje për të gjithë qytetarët të bëhen pjesë ...
-
Hoti: Nuk lejojë të më njolloset emri
Koperativa Krusha dhe zonja Fahrije Hoti, sot kanë mbajtur një konferencë për...
-
Emocionon Fahrije Hoti: Asnjëherë si këtë vit nuk janë etiketuar gratë e Krushës, e lus ministrin të mos merret me ne
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, në një konferencë për media k...