Lajme

Drejtori i shkollës në Malishevë i ndan vetes mirënjohje

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 10 December 2021

Drejtori i Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, Nazmi Zogaj, ia ka vulosur vetvetes një mirënjohje për kontributin 10 vjeçar të dhënë për këtë shkollë.

Kjo qendër është ofrues i Arsimit dhe Aftësimit Profesional dhe funksionon në të dyja llojet e arsimit, atë formal dhe jo formal, ku këtë vit ka shënuar 10 vjetorin e themelimit.

Drejtori Zogaj ka thënë se për nder të kësaj, këshilli drejtues ka vendosur që të ndaj mirënjohje për të gjithë stafin që ka qenë i angazhuar për këto 10 vite.

-Advertisement-

Sipas tij, vulosja e mirënjohjes për vetveten është normale.

“Këshilli drejtues ka vendos me i nda nga një mirënjohje për ata që kanë dhënë kontribut për këto 10 vjet. Unë kam qenë njëherë mësimdhënës pastaj jam bërë drejtor. Në Këshill jam unë si sekretar, mësimdhënësit dhe prindërit, e kështu kanë vendos të ndajnë nga një mirënjohje, është normale”, u shpreh Zogaj për Paparaci.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera