Lajme

U ekzekutua teksa po lëvizte me makinë, ja kush është biznesmeni shqiptar që u vra sot në mëngjes

Autori: Gazeta inFokus 10:57 | 10 December 2021

Një atentat me armë zjarri u shënua mëngjesin e sotëm në Sanxhak të Kurbinit, ku mbeti i vrarë 55-vjeçari Rakip (Pilot) Rroli.

Biznesmeni i cili u qëllua për vdekje mëngjesin e sotëm, në rrethana ende të paqarta, rezulton emër i njohur për policinë.

Viktima rezulton si një ish i burgosur në burgun e Shënkollit. Në vitin 2011 ai është përfshirë në plagosjen e një 22-vjeçari, ku së bashku me një person tjetër, rrahën me sende të forta të riun, duke e plagosur rëndë, pas një sherri për motive banale.

-Advertisement-

Ndërkaq, policia bëri me dije se ai është vrarë teksa udhëtonte me makinën e tij tip ‘Audi’, ndërsa është qëlluar me breshëri plumbash nga persona ende të paidentifikuar.

Burime për Top Channel bëjnë me dije se janë 3 persona të dyshuar të përfshirë në atentatin e bërë ndaj biznesmenit, ndërsa policia ka rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e tyre.

Gazetarja e Top Channel, Brixhilda Deda raporton viktima njihej si biznesmen i tregtimit të materialeve të ndërtimit në Saxhak.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 08:45 ,në Sanxhak, Kurbin. në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi P.Rr, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.

Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën, si dhe janë ngritur pika kontrolli, me qëllim kapjen e autorit.

Në ndihmë të Policisë lokale janë nisur grupe të FNSH-së dhe një grup i posaçëm hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera