Gabriel Escobar vjen sot në Tiranë, kjo është axhenda
Autori: Gazeta inFokus 09:30 | 09 December 2021
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, mbërrin sot në Tiranë.
Sikurse është bërë e ditur Escobar do të zhvillojë takime me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si dhe udhëheqës të tjerë shqiptarë.
Takimin e parë Escobar do ta zhvillojë me kryetarin e PD Lulzim Basha në orën 11:00. Pasdite, rreth orës 15:00, do të ketë një takim me ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka.
Ndërsa në orën 17:00, ai do të takohet me kryeministrin Edi Rama.
Në një njoftim pak ditë më parë ambasada amerikane zbardhi detaje nga vizita e zyrtarit të lartë të SHBA në Tiranë si dhe temat kryesore që pritet të diskutohen.
Mes të tjerash, ambasada theksoi se “Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”.
Të tjera
-
Deputeti i VV-së: Opozita i shtyri zgjedhjet, kemi rritje të madhe në diasporë
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, thotë se tubimet e subjektit ...
-
Moti në Shqipëri do të jetë me diell, temperaturat do të jenë në rritje
Në Shqipëri moti do të jetë me diell dhe vranësira të pakta. Era do të fryjë ...
-
“Subvencionet 1”, i akuzuari mohon të jetë ai në videot për të cilat Prokuroria pretendon se është duke pranuar ryshfet
Në rastin e njohuri si “Subvencionet 1”, i akuzuari në cilësinë e zyrtarit pë...
-
Moti me diell, temperatura deri në 35 gradë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se për sot parashihet...
-
Thirrja e Lajçakut në Prishtinë e Beograd, përshpejtimi i zbatimit të Marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të mërkurën pas një takimi në Beograd me...
-
Ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë
Disa nga ngjarjet e parapara të zhvillohen sot. Instituti Kërkimor për Çës...
-
Të martën, “Junts” e çon në Kuvend nismën për njohje të pavarësisë së Kosovës nga Spanja
Grupi parlamentar i partisë katalunase “Junts” planifikon të hedhë në votim j...
-
Temperatura ferri! Në fundjavë temperaturat do të shkojnë deri në 43 gradë nën hije
Në një raport të veçantë, Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së i cilës...
-
Qeveria ndan mbi 10 mijë euro për Këshillin Kombëtar Shqiptar të Luginës
Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë mbi 10 mijë euro për mbështetje financ...
-
Zhduket një 56-vjeçar nga Peja, familjarët kërkojnë ndihmë për ta gjetur
Familja Pupovci nga Peja po kërkojnë ndihmë për gjetjen e familjarit të tyre,...
-
Kurti shkoi në Hamburg për të parë “kontrollin kulmor të mallrave” që bëhet me skaner me rreze X
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka shkruar në Hamburg për të parë nga afër...
-
Moti i nxehtë, shtohet numri i pacientëve në QKMF – “Evitoni ekspozimin në diell, pini sa më shumë ujë”
“Ai saçi i nxehtësisë këtë javë do të jetë i stacionuar bash mbi rajonin tonë...