Haxhiu: Ka përfunduar koha e ndikimeve politike e klanore në Shërbimin Korrektues
Autori: Gazeta inFokus 13:30 | 06 December 2021
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu me rastin e 22 vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës u shpreh se tashmë në këtë institucion të sigurisë ka përfunduar koha e ndikimeve politike e klanore me të cilat ndër vite u përball ky institucion.
Haxhiu tha se krahas disa periudhave të tranzicionit, Shërbimi Korrektues I Kosovës për disa vite u përball edhe me realizim të interesave klanore të cilat zbehën dhe njollosën imazhin e Shërbimi Korrektues.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës përgjatë kohës ka kaluar nëpër disa tranzicione ka kaluar në procese sfiduese por ka pasur edhe arritje të theksuara për çka u jam mirënjohëse, përtej faktit se Shërbimi Korrektues i Kosovës përbënë një institucion të sigurisë kombëtare me një karakter dhe mision specifik dhe tregues së shtetit tonë në mbrojtjen dhe aftësimin e personave të privuar nga liria duke garantuar në këtë mënyrën trajtim dhe dinjiteti e respektim të drejtave të njeriut sipas vlerave dhe standardeve ndërkombëtare. Megjithatë gjatë kësaj kohe Shërbimi Korrektues po ashtu gjegjësisht në vitet që lamë pas ishte shndërruar apo ishte përballur edhe me disa probleme të theksuara, gjegjësisht realizim të interesave të ngushta klanore, politike, individuale të cilat për një kohë relativisht të gjatë e kanë dominuar këtë shërbim duke zbehur imazhin e tij e derisa pjesë, pjesë e kanë njollosur. Kjo pati ndikuar edhe në ulje të besimit të qytetarëve në kredibilitet dhe aftësinë e tij për të zbatuar misionin ligjor dhe kushtetues. Por, ne besojmë se kohërat e vështira të tranzicionit dhe paqëndrueshmërisë menaxheriale strukturore ku ndikimet politike kanë qenë të theksuara kanë përfunduar dhe është koha që Shërbimi Korrektues vërtet ta ketë dinjitetin e merituar”, theksoi ajo.
Ministrja e Drejtësisë u shpreh se është vënë prioritet në këtë ministri avancimin e institucionit të Shërbimit Korrektues, pasi kështu sipas saj, mund të sigurohet trajtim i duhur për personat e privuar nga liria.
Haxhiu u shpreh se do të punojnë që të gradohen ata që e meritojnë, dhe të respektohen ata që japin kontribut në Shërbimin Korrektues të Kosovës.
“Jam shumë e bindur që ju keni parë dhe vlerësoni vullnetin që kemi në mënyrë që të adresojmë dhe këto çështje që të gradohen ata që e meritojnë dhe të respektohen ata që japin kontribut të jashtëzakonshëm për Shërbimin Korrektues të Kosovës. Ne besojmë që pa avancimin e kushteve të punës dhe dinjitetin për personelin e institucioneve korrektuese nuk mund të presim rezultate të mira në trajtimin e personave të dënuar”, u shpreh Haxhiu.
Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ali Gashi tha se ky institucion i sigurisë ndër vite është ballafaquar me sfida të mëdha por edhe me shumë suksese të jashtëzakonshme që kanë ndikuar në përmirësim dhe zhvillim të SHK-së .
Ai shtoi se në këto 22 vite Shërbimi Korrektues ka arritur përmirësime të dukshme edhe në infrastrukturë por edhe në ngritje të cilësisë së punës.
Ndërsa, shtoi se fal angazhimit është rritur edhe imazhi i këtij institucioni të sigurisë.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës ka obligim përcaktuar me ligj që tu përcaktoj dhe siguroj zbatim të njëtrajtshëm për të gjithë personat e privuar nga liria në mënyrë të njëjtë. Si rezultat i punës profesional me integritet, ndershmëri, objektivitet dhe transparencë Shërbimi Korrektues i Kosovës për këto 22 vite ka arritur përparime të dukshme si në infrastrukturë ashtu edhe ngritje të nivelit të cilësisë së punës. Shërbimi Korrektues i Kosovës për të siguruar një nivel të lartë për përmbushje të obligimeve është fokusuar në pesë shtylla kryesore: nivelin e ngritjes së sigurisë dhe parandalimin e dukurive negative, trajtimin e të burgosurve me respekt për shkak të dinjitetit të tyre dhe vlerë së tyre si qenie njerëzore”, u shpreh ai.
Në ceremoninë e shënimit të 22 vjetorit të themelimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës, ky institucion ka ndarë mirënjohje edhe për bashkëpunëtorë por edhe ata që kanë dhënë kontribut përmes punës në këtë institucion të sigurisë.
Të tjera
-
Aksion i madh në Prizren: Arrestohen 19 persona të cilët dyshohet se organizuan lojëra të fatit
Janë arrestuar 19 persona në Prizren, të dyshuar për organizim të skemave pir...
-
Të paktën 5 të vrarë nga sulmet izraelite në jug të Libanit dhe Bejrut
Forcat izraelite sulmuan Libanin jugor dhe zonat në periferi të Bejrutit të p...
-
Dy vite burgim ndaj të akuzuarit se shkaktoi aksidentin ku pas disa ditësh vdiq 23-vjeçari
Eraj Temaj është dënuar me dy vite burgim pasi është shpallur fajtor për aksi...
-
Nju Jork, një shqiptaro-amerikan akuzohet për mbështetje të Shtetit Islamik
Autoritet amerikane njoftuan të premten arrestimin në Nju Jork të shqiptaro-a...
-
Dyshohet se e ngacmoi sẹksualisht një të mitur, arrestohet një burrë në Vushtrri
Një burrë në Vushtrri është arrestuar dje meqë dyshohet se kishte ngacmuar se...
-
Brenda një ore dy aksidente me fatalitet në Kosovë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me dy aksidentet me fatalitet që ndo...
-
Reuters: Trump po planifikon të emëroj Grenellin emisar special për Ukrainën
Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi,...
-
Edhe sot mëngjes i ftohtë, vazhdojnë reshjet e borës gjatë ditës
Për të shtunën parashikohet fillimisht të vazhdojnë reshjet e borës lokalisht...
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...