SBASHK për protestën e paralajmëruar: S’është thirrur nga ne, i kemi pezulluar veprimet sindikaliste
Autori: Gazeta inFokus 10:50 | 04 December 2021
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës kanë bërë të ditur se protesta e paralajmëruar që të mbahej sot për mosmiratimin e Ligjit të Pagave, nuk është thirrur nga ta.
Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj ka thënë se paralajmërimi për këtë protestë mund të jetë bërë nga dikush për qëllime të caktuara.
“Kjo protestë nuk është thirrur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, këtë mund ta ketë bërë dikush tjetër, për qëllime të caktuara. Ne për momentin nuk do të protestojmë, sepse tani për tani kemi vendosur që t’i pezullojmë veprimet sindikaliste”, u shpreh Jasharaj.
Ai tregoi se vendimin për pezullimin e përkohshëm të veprimeve sindikaliste pas premtimeve se ligji i punës është duke u punuar.
“Për momentin janë pezulluar veprimet sindikaliste. Ndodhi që u takuam me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe morëm informacione që Ligji i Pagave është duke u punuar dhe ai tha se u duhet edhe pak kohë”, tha Jasharaj.
SBASHK dy ditë më parë, bëri të ditur se e mbështet vendimin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, për t’i dhënë kohë Qeverisë që të punojë për Ligjin e Pagave.
“Në takimin me kryetarët e nivelit sindikal komunal dhe të Universiteteve u vlerësua se është arritur të realizohet kërkesa e SBASHK-ut për nisje të dialogut me Qeverinë dhe kërkesa që të dihet lidhur me fatin e ligjit të pagave, dhe me vendim unanim u përkrahen vendimet e BSPK-së për angazhim dhe për t’i dhënë kohë Qeverisë që ta punojë ashtu si duhet e pa defekte versionin e parë të Ligjit të pagave dhe pas kësaj në kohën më të shkurtër të mundshme, e se largu në fillim të marsit të nisin takimet me sindikatat dhe pas kësaj deri në fund të muajit mars të përgatitet versioni final e të dërgohet në Qeveri për votim dhe të vazhdohet me proceduarat parlamentare”, u tha nga SBASHK-u.
Kryesindikalisti i arsimit tha se në takim me BSPK-në janë marrë vesh që t’i japin kohë Qeverisë, por shtoi se grevat e protestat nuk përjashtohen nëse BSPK-ja nuk angazhohet.
“Ne jemi marrë vesh për angazhimet në çështjet e përbashkëta, por nëse Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës nuk angazhohet në këtë drejtim, atëherë SBASHK-u nuk i përjashton opsionet e grevave dhe protestave”, tha Jasharaj për Klankosova.tv.
Ndryshe, SBASHK-u ka bërë të ditur se në kohën më të shkurtër të mundshme, në fillim të marsit të nisin takimet me sindikatat dhe deri në fund të muajit mars të përgatitet versioni final e të dërgohet në Qeveri për votim dhe të vazhdohet me proceduarat parlamentare
Të tjera
-
LAJMI I FUNDIT/ Vetura godet për vdẹkje një këmbësor në Krushë të Madhe
Një këmbësor është goditur nga një automjet në fshatin Krushë e Madhe, më sak...
-
Peci ngriti kallëzim penal ndaj tij, reagon Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së: I ka kapë panika
Kryetari i Forumit të Rinisë së LDK’së, Paris Guri, ka dalë me një reagim pas...
-
Moti i keq në vend, KESCO del me njoftim për ndërprerjet e rrymës
KESCO përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se për shkak të kushteve atmos...
-
Shi i madh e erëra të forta në Prishtinë, lagjen Lakishte e “merr” uji
Shi i madh e erëra të forta e ka kapluar mbrëmjen e sotme në Prishtinë, shkru...
-
Sërish tërmet në Shqipëri, epiqendra shumë pranë Gjirokastrës
Një tërmet me magnitudë 3.6 i shkallës Rihter është shënuar pak minuta më par...
-
Aksident i rëndë në Prishtinë (PAMJE)
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur para pak minutave në Prishtinë, shkru...
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...