Lajme

Ku po investojnë të huajt në Kosovë?

Autori: Gazeta inFokus 10:59 | 03 December 2021

Viti 2020 ka shpërfaqur rritjen e Investimeve të Huaja Direkte në disa sektorë që deri më tani kanë qenë më ‘në hije’ për investitorët e huaj.

Kështu, njëri prej sektorëve që vitin e kaluar pati investimin më të lartë, ishte sektori i xehtarisë dhe gurorëve, i cili që nga viti 2016 kishte operuar më vlera negative, si më 2016 kishte pasur një vlerë negative prej 19.1 milionëve, më 2017 (4.9), më 2018 (2.7), më 2019 (6.9 milionë euro), kurse më 2020 kishte arritur të fitojë pikë pozitive me një vlerë prej 28.8 milionë euro investime.

Megjithatë, sektori i cili për nga vlera investuese është më i larti, vazhdon të jetë sektori i patundshmërive, i cili në vitin 2020 kishte arritur në 201.1 milionë euro, shifër kjo e cila ishte më e e ulët në krahsim me dy vitet paraprake 2019, 2018, kur investimet në këtë sektor kishin arritur në 223.8 milionë euro, përkatësisht 205.2 milionë. Kurse në vitin 2016, në këtë sektor u investuan 139.7 milionë euro, për t’u rritur tutje në mbi 154 milionë euro më 2017-n. Pra, nëse e krahasojmë me vitin paraprak (2019), ky sektor ka pësuar rënie për 22.7 milionë euro.

-Advertisement-

Ndërkohë, nëse bëjmë krahasim për rritjen gjatë dy viteve të fundit, Investimet e huaja direkte në Kosovë, për vitin 2020, krahasuar me vitin 2019, kanë shënuar rritjen më të lartë në sektorin “Aktivitetet financiare dhe të sigurimit”, ku nga vlera 13.9 milionë euro që ishte më 2019, ka kaluar në vlerë të 84 milionë eurove në vitin 2020.

Në bazë të raportit të Ministrisë së Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Industrisë (MINT) rreth “Industrisë përpunuese për vitin 2020”, tek aktiviteti ekonomik i Ndërtimit nga një vlerë negative që kishim në vitin 2019 (17.1) është shënuar një rritje prej 10.8 milionë euro në vitin 2020, kurse te sektori Xehetaria dhe gurorët, nga një vlerë negative (6.9) milionë euro më 2019, është investuar 28.8 milionë euro tjera në vitin 2020, që do të thotë se ky aktivitet ekonomik kishte shënuar vlerë pozitive për herë të parë në 5 vitet e fundit.

Përveç te Aktivitetet financiare dhe te sigurimet, atij të Ndërtimit dhe Xehetarisë dhe gurorëve, rritje të IHD-ve, krahasuar me vitin 2019, në vitin 2020 është shënuar edhe në sektorin e furnizimit me energji, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar, bujqësi, pylltari dhe peshkatari, furnizimi me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash si dhe aktivitetet profesionale shkencore dhe teknike.

Ndërsa, në këtë krahasim të viteve, rënie është shënuar në sektorin e patundshmërive, prodhimit, transportit dhe ruajtjes, tregtisë me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave, etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Keiretsu Forum Southeast Europe dhe BKT Kosova, një bashkëpunim i guximshëm për herë të parë në llojin e tij, në…
-Advertisement-

Të tjera