Drejtori i Policisë për rastin në Gllogjan: Mund të jenë të përfshirë më shumë se një person
Autori: Gazeta inFokus
15:42 | 27 Nëntor 2021
Drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti ka dhënë detaje rreth pistës së hetimeve për vrasjen e trefishtë që ndodhi mbrëmë në Gllogjan.
Mehmeti tha se hetuesit policorë janë duke e ekzaminuar ende terrenin dhe se të gjitha hetimet kanë çuar në dy-tri pista të mundshme.
Ai ka thënë se aktualisht janë duke analizuar një numër të madh të informacioneve në lidhje me ngjarjen dhe se është ende herët të përcaktohet një motiv i mundshëm.
Drejtori i Policisë, nuk ka përjashtuar që në ngjarje të jenë të përfshirë më shumë se një person.
“Njësitë policore janë duke e pastruar terrenin aktualisht. Aktualisht jemi duke u përballë me informacione të shumta rreth ngjarjes, dhe kemi sjellë ekspertë që do të ekzaminojnë ato. Aktualisht mund të flasim për një sistem të tri pistave të mundshme të hetimit dhe të gjitha informacionet që jemi duke i mbledhë çojnë në këto pista. Ne aktualisht jemi duke biseduar për një person me mundësi të përfshirjes edhe të personave të tjerë. Për shkak të sensivitetit të rastit, ne jemi duke e përpunuar çdo informacion me shumë kujdes, është herët që ta përcaktojmë motivin. Po flas për prova preliminare që çojnë te më shumë se një të dyshuar. Deri në këtë moment nuk e kemi asnjë provë që çon te akti terrorist, apo akti që ndërlidhet me çështje religjioze”, u shpreh ai para mediave.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...






























