Rajoni dhe Bota

Kina regjistron shkallën më të ulët të natalitetit në katër dekada

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 23 November 2021

Në Kinë, shkalla e natalitetit ka rënë në nivelin më të ulët në më shumë se katër dekada.

Zyra e Statistikave ka thënë se më 2020 është vërejtur rënie prej 18 për qind.

Për pasojë janë regjistruar 12 milionë foshnje, kryesisht për shkak të pandemisë.

-Advertisement-

Mirëpo ekspertët kanë vënë në pah edhe faktorë tjerë si çmimet e larta të jetesës, edukimi, kujdesi shëndetësor dhe mosgatishmëria për t’u martuar.

Shkalla e natalitetit në vendin me popullsinë më të madhe në botë, ka rënë në numër njëshifror për herë të parë prej vitit 1978, pasi 8.52 foshnje janë regjistruar për 1,000 banorë.

Për shkak të numrit në ulje të lindjeve dhe një numri të qëndrueshëm vdekjesh, Kina po ngec për sa i përket rritjes së numrit të popullsisë./Rel/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani
-Advertisement-

Të tjera