Lajme

Konjufca reagon për aksidentin, bashkëndjejmë dhe jemi në këtë tragjedi

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 23 November 2021

Edhe kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik që ndodhi mëngjesin e sotëm në Bullgari, ku të vdekur mbetën 46 persona, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Konjufca i ka shprehur ngushëllime familjarëve të viktimave duke u shprehur se bashkëndjenë me ta.

“Ky mëngjes na tronditi me lajmin e hidhur për tragjedinë e ndodhur ne Bullgari. 46 qytetarë të Maqedonisë së Veriut njoftohet se kanë humbur jetën në autobusin që po kthehej nga Turqia.

-Advertisement-

Ngushëllime familjarëve të viktimave, bashkëndjejmë dhe jemi me ta në këtë tragjedi, si dhe lutemi për shërimin sa më shpejtë të të lënduarve”, ka shkurar Konjufca./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
A prishet cilësia e gjumit nëse pini kafe në mbrëmje?
-Advertisement-

Të tjera