Lajme

Këtu mund t’i gjeni rezultatet përfundimtare për 20 komuna

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 20 November 2021

Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve për raundin e dytë për kryetar komune, pa përfshirë komunën e Dragashit, raporton Gazeta Express.

Me shumicë votash anëtarët e KQZ-së kanë miratuar rezultatet e zgjedhjeve për 20 komuna që kanë qenë në balotazh.

Partitë politike mund të paraqesin ankesa brenda 24 orëve në PZAP sa i përket shpalljes së rezultateve.

-Advertisement-

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi tha se Dragashi s’është përfshirë pasi për rezultatin e kësaj komune ka ankesë në Supreme.

“KQZ mund t’i shpall rezultatet për 20 komuna përjashtuar Dragashin, dje të premten PZAP ka marrë vendim për apelin e paraqitur që i takon komunës së Dragashit dhe ka lejuar ankesën në Gjykatën Supreme”, tha kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

KËTU mund t’i gjeni të gjitha rezultatet

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera