Lajme

Mjeku i Bidenit e shpall atë të shëndoshë dhe të aftë për detyrë një ditë para ditëlindjes

Autori: Gazeta inFokus 11:08 | 20 November 2021

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është i shëndoshë dhe i aftë për detyrë pas një kontrollimi rutinor mjekësor, sipas mjekut të tij.

Në një letër të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, mjeku Kevin O’Connor tha se Bideni “mbetet një burrë i shëndoshë, energjik, që është i aftë për t’i ekzekutuar me sukses detyrat e Presidencës”, shkruan VOA.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë, i cili të shtunën mbush 79 vjet, për një kohë të shkurtër ia kaloi kompetencat nënpresidentes Kamala Harris përderisa vetë po i nënshtrohej procedurës mjekësore të kolonoskopisë të premten.

-Advertisement-

Pasi procedura duhej të kryhej me anestezion, Kamala Harris u bë gruaja e parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që, të paktën përkohësisht, e pati pushtetin e presidentit të shtetit më të fuqishëm në botë.

Gjatë ekzaminimit rutinor mjekësor, Bideni iu nënshtrua disa testimeve, përfshirë testimin e gjakut si dhe ekzaminimt gastrointestinale e neurologjike.

Mjeku O’Connor tha se presidenti amerikan nuk përdor produkte të duhanit, nuk pi alkool dhe bën ushtrime fizike të paktën pesë ditë në javë.

Përderisa po largohej nga qendra mjekësore “Walter Reed” në Maryland, Bideni tha se po ndihej për mrekulli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera