Thirrja e kryeministrit Kurti: Vaksinohu pa termin, vaksina ka mjaftueshëm
Autori: Gazeta inFokus 19:34 | 17 November 2021
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një videomesazhi ka bërë thirrje edhe një herë drejtuar qytetarëve që të vaksionohen kundër virusit SARS‐CoV‐2.
Ai gjithashtu njoftoi se sot është tejkaluar administrimi i 1.6 milionë vaksinave, ku 64% e qytetarëve në Kosovë janë vaksinuar me një dozë, ndërsa më shumë se gjysma, 56%, janë vaksinuar me dy doza.
“Ata që kanë ende dyshime, ju bëj apel që për hir të shëndetit personal, të familjes dhe shoqërisë, t’i kapërcejnë paragjykimet për vaksinat”, ka thënë ai.
Tutje, Kurti u bëri thirrje të veçantë prindërve dhe mësimdhënësve që t’i inkurajojnë të rinjtë që të vaksinohen.
Ai ka shtuar që qytetarët ta shfrytëzojnë mundësinë e vaksinimit pa pasur nevojë për termin dhe në cilëndo komunë që ata duan.
Kurti e quajti gjendjen në Kosovë me pandeminë, më të mirën në rajon dhe Evropë.
Të tjera
-
BIK: Sot janë nisur 351 besimtarë për ta kryer haxhin
BIK: Sot janë nisur 351 besimtarë për ta kryer haxhin Bashkësia Islame e K...
-
Paralajmërimi i Trump: Dënimi me burg nuk do të pranohet nga mbështetësit e mi
Ish-presidenti amerikan Donald Trump paralajmëroi se një dënim me burg mund t...
-
Nis takimi bilateral mes Kurtit dhe ministrit të Tregtisë së Turqisë
Ka nisur takimi bilateral mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe mini...
-
Votime historike në Meksikë, pritet ta marrë karrigen presidentja e parë grua
Meksikanët u drejtuan drejt qendrave të votimit këtë të dielë për të votuar n...
-
Hapja zyrtare e Javës së Krenarisë bëhet sot në objektin e Qeverisë, marrin pjesë Haxhiu e Konjufca
Sot nisë Java e Krenarisë në Kosovë. Hapja zyrtare bëhet nën patronatin e ...
-
Sot mblidhen dy komisione parlamentare
Dy komisione parlamentare janë paraparë që të mblidhen gjatë ditës së sotme. ...
-
Një fshat me 46 banorë në Itali po zhvillon zgjedhjet lokale me 30 kandidatë në listë
Fshati Ingria pranë Torinos pret zgjedhjet lokale për të zgjedhur një qeveri ...
-
Moti në Shqipëri do të jetë me kthjellime dhe vranësira
Në Shqipëri moti sot do të jetë me vranësira reshje shiu paradite, pasdite k...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Milionat në ‘Trepçë’ nuk rikthejnë namin e saj
Në fund të tetorit të vitit 2023, Qeveria e Kosovës kishte marr vendim që të ...
-
Moti sot me diell dhe me vranësira të shpërndara
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot në Kosovë, pri...
-
Joseph: Administrata Biden të caktojë një ‘emisar special për njohjen e Kosovës’ nga pesëshja e BE’së
Presidenti i Shteteve të Bashkuara (SHBA), Joe Biden, duhet të emërojë një ‘e...