Lajme

Nga rreth 11 mijë vota diferencë në raundin e parë mes Vitisë e Ramës – si u përmbys rezultati në Prishtinë në balotazh

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 15 November 2021

Zgjedhjet lokale 2021 në të mbajtura më 17 tetor dhe raundi i dytë i tyre i mbajtur më 14 nëntor, sollën përmbysje të rezultateve.

Përmbysje e rezultatit krahasuar nga raundi i parë i zgjedhjeve pati në kryeqytet, ku kandidati i LDK-së, Përparim Rama në raundin e dytë mposhti kandidatin e LVV-së, Arben Vitia i cili në raundin e parë ishte i pari.

Në raundin e parë diferenca e votave mes Vitisë dhe Ramës ishte 10 mijë e 769, diferencë kjo të cilën Rama e përmbysi në balotazhin që u mbajt dje.

-Advertisement-

Arben Vitia në raundin e parë kishte marrë 35,243 vota apo 42.26% kurse Përparim Rama kishte marrë 24,474 vota apo 29.34%.

E në raundin e dytë nga rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ-ja, diferenca e votave mes këtyre dy kandidatëve është 1,701 vota.

Nga këto rezultate, Përparim Rama i LDK-së ka dalë fitues me 40,659 vota apo 51.07% kurse Arben Vitia ka marrë 38,958 apo 48.93%.

Në këto zgjedhje LDK ka fituar në shtatë komuna: Prishtinë, Fushë Kosovë, Viti, Junik, Istog, Pejë dhe Lipjan.

Kurse, LVV ka fituar vetëm katër komuna: Gjilan, Podujevë, Kamenicë dhe Shtime.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera