Vrasja e vitit 2016 në Suharekë, i akuzuari thotë se burrin e mbytën gruaja me fëmijët
Autori: Gazeta inFokus 12:38 | 11 November 2021
Në Gjykatën Themelore në Prizren, të mërkurën, i akuzuari Murat Ademi ka bërë përshkrimin se si kishte ndodhur vrasja e tanimë të ndjerit Abedin Bytyqi, që kishte ndodhur në tetor të vitit 2016, me të cilën janë ngarkuar Murat Ademi, Resmije Bytyqi, Fadil Fetiu dhe Reshat Ademi.
Lidhur me mbrojtjen e tij Murat Ademi deklaroi se 1 muaj e 7 ditë para vrasjes ka qënë në plan vrasja e të ndjerit Abedin Bytyçin dhe se atë personalisht e ka mbyt gruaja e tij Resmije Bytyqi bashkë me fëmijët e saj dhe ndihmën e prindërve të vet.
Murat Ademi deklaroi se fillimisht Resmija ka kërkuar ndihmë pasi që kishte pasur probleme me burrin e vet e cila i kishte shpjeguar për rrethanat dhe problemet që kishte me Abedinin duke përfshirë dhunë fizike dhe psiqike, maltretime etj, si dhe gjoja se Abedini ka përdhunuar motrën e Resmijes.
Pas kësaj, Murat Ademi deklaroi se e kishte njoftuar me një shok të tij të quajtur Fadil Fetiu për të mbytur Abedinin, dhe pasi që ia kishte treguar Fadilit ngjarjen, i njëjti kishte pranuar ofertën e Resmijes për të mbytur Abedinin.
Pas një dite, Fadil Fetiu kishte kërkuar armën që t’ia sigurojë Resmija, e që ajo i kishte dhënë 2000 euro për ta blerë një armë, dhe se atë armë Murat Ademi e kishte blerë në të zezë dhe ia kishte dorëzuar Fadil Fetiut së bashku edhe me 800 euro.
Murat Ademi tutje deklaroi se Fadil Fetiu kishte përcjellur 1 muaj e 7 ditë të ndjerin Abedin e që një ditë pasi ishin takuar te kafiteria “Bunari”, Fadili i kishte thënë që ta bind Resmijen që Abedinin ta sjellë te rruga Suharekë- Rahovec në një fshat e që fillmisht Resmija kishte pranuar, por ditën e nesërme kishte ndryshuar mendje, e që Fadili kishte vazhduar me përcjellje të Abedinit deri sa kishte ra në kontakt me të ku i kishte propozuar gjoja se kërkon punë si mjeshtër rryme dhe se duhet patjetër që vij te shtëpia e Fadil Fetiut në fshatin Peçan.
“E që pas dita ditësh pasi s’ka mundur të shkoj Abedini, një ditë bie në kurth dhe shkon për të punuar te shtëpia e Fadil Fetiut ku edhe kishte ndodhur vrasja“, ka deklaruar ai. Murat Ademi deklaroi se ka dorë në kryerjen e kësaj vrasje, por se ka qënë kurir i dikujt tjetër, pra sipas tij, i Fadil Fetiut dhe Resmije Bytyqit dhe se më herët ka dhënë deklarata të rrejshme.
Tutje tha se gjersa ishte i arrestuar, Fadil Fetiu ka qënë në liri dhe ka bërë lojërat e tija me policët hetues kinse që ka pasur rrëmbim në shtëpinë e tij.
Murat Ademi tha se Resmije Bytyqi i kishte premtuar një shpërblim prej 10.000 eurosh për vrasjen e Abedinit e nëse kryhet puna me qetësi dhe mirë, pas 2-3 muajve të ia jap edhe 25.000 apo 30000 euro, por të hollat sipas tij, nuk i ka marrë Fadil Fetiu.
Murat Ademi duke shpjeguar lidhur me se si ka vdekur i ndjeri Abedin Bytyqi, tha se ai kishte vdekur në mungesë të frymëmarrjes. “I ka pasur duart dhe këmbët e lidhura e pastaj edhe goja i është lidhur nga ana e mbrapme pasi që Abedini ishte i shtrirë dhe se me izolir i kishte të mbyluar hundën dhe gojën. Fadil Fetiu nuk e ka parë që i ndjeri Abedini ka pasur hundën e mbyllur e që kështu në mungesë frymëmarrje i ndjeri kishte vdekur. Pas disa minutash, ai Murati dhe Resmija kishin mbërritur në shtëpinë e Fadil Fetiut dhe kishin parë se Fadili ishte në panik pasi që plani i tij skishte qënë që të ndodhte vrasja në shtëpinë e tij. Pas gjys ore, kishin bërë plan që ta ndihmojë Fadil Fetiun që ta largojnë kufomën nga shtëpia e Fadilit ku e kishin quar në vendin ku është gjetur kufoma me pikap të Murat Ademit tha se ndihet fajtor pse e kishte ndihmuar Fadilin atë ditë kritike”, ka deklaruar ai,
Murat Ademi tha se Resmijae ka tradhtuar burrin e vet, ku edhe Abedini kishte zbuluar për tradhtinë, pas kësaj kanë pasur shumë debate, por që Abedini e kishte fshehur tek familja e vet dhe sipas tij, ky ka qënë motivi i vrasjes.
Pasi që ka përfunduar orari i punës, seanca e sotme është ndërperë dhe do të vazhdojë nesër.
Prokuroria Themelore në Prizren i akuzon Murat dhe Reshat Ademin se më 6 tetor 2016, pas marrëveshjes paraprake, kanë privuar nga jeta, në mënyrë mizore, të ndjerin Abedin Bytyqi, kurse Resmije Bytyqin e akuzon për shtytje në kryerjen e vrasjes.
Fadil Fetiu fillimisht akuzohej për moslajmërim të veprës penale, mirëpo, më 7 maj 2019, ishte ndryshuar aktakuza ndaj Fetiut, ashtu që të njëjtin prokuroria e ka ngarkuar me veprën penale të ndihmës në kryerjen e veprës penale të vrasjes së rëndë.
Sipas aktakuzës, vëllezërit Ademi, janë takuar gjatë vitit 2016 me të akuzuarën Resmije Bytyqi, të cilën e kanë vajzë të axhës dhe ajo u është ankuar atyre se bashkëshorti i saj, viktima, po e keqtrajtonte atë, duke e rrahur.
Më pas, sipas organit të akuzës, ajo u kishte kërkuar atyre që ta vrasin burrin e saj, duke u thënë se nëse ata nuk munden ta bëjnë vrasjen, ajo do ta angazhonte dikë tjetër për ta kryer një gjë të tillë.
Në dispozitivin e aktakuzës thuhet se i akuzuari Murat Ademi, i shtyrë nga e akuzuara Bytyqi, ka shkuar në shtëpinë e të akuzuarit Fadil Fetiu, ku i ndjeri po punonte në instalimet elektrike dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit e ka rrëmbyer tani të ndjerin.
Tutje, në aktakuzë thuhet se Murat Ademi e ka lidhur viktimën dhe e ka dërguar në një vend të panjohur, ku e priste i akuzuari tjetër Reshat Ademi dhe më pas të dytë e kanë goditur atë me mjete të forta duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore.
Gjithnjë sipas aktakuzës, të akuzuarit pasi e kanë rrahur viktimën, të njëjtin e kanë mbytur duke ia vënë zjarrin dhe më pas e kanë groposur./BetimiperDrejtesi
Të tjera
-
Fundosen veturat te ura e Stacionit të Autobusëve në Prishtinë
Të paktën dy automjete janë fundosur në afërsi të urës së Stacionit të Autobu...
-
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit ka bërë të ditur se do të mblidhet të hënën. Kjo mbledh...
-
Parashikimi i motit për vikend
Reshjet e shiut që filluan ditën e premtë, më vonë gjatë mbrëmjes dhe natën, ...
-
Konfiskimi i ạrmạtimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e të gjithë vendit mbeten prioritet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në X ka bërë një shkrim në lidhje me konf...
-
Kurti: Qeveria që ka investuar më së shumti në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore islame në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nën udhëheqjen e tij, Qe...
-
Durmishi bën apel pas reshjeve të vazhdueshme të borës: Kujdes gjatë vozitjes, ekipet e mirëmbajtjes janë në terren
Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka dalë me një apel pa...
-
Rrugët e Prishtinës vërshohen, njohësi i emergjencave: Përsëri dështoi infrastruktura nëntokësore në kryeqytet
Njohësi i i çështjeve të emergjencave civile, Tahir Ahmeti ka reaguar pasi si...
-
Dita e Alfabetit, studiuesit: Duhet unifikim të praktikave të gjuhës në tri shtetet ku shqipja është zyrtare
Tashmë një ditë feste zyrtare, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, nuk vjen pë...
-
KFOR-i, EULEX-i dhe Policia e Kosovës stërviten së bashku të hënën
KFOR-i njofton së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës do të zhvillojnë ...
-
Refuzohet kërkesa e Shalës për mosparaqitje ose shtyrje të seancës
Gjykata Speciale njofton se Trupi Gjykues i refuzoi kërkesën e Mbrojtjes që t...
-
Zemaj Kurtit e Vitisë për QKMF’në e Mamushës: Jeni definicioni i propagandës, preni shirita për punët që i kam bërë unë si ministër
Deputeti i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj ka thënë sot se kryemi...
-
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, dekla...