Berisha – Vitisë: Çfarë mashkulli është ky, që e lejon Albin Kurtin t’i thotë gojëmbël dhe ta përkëdhel
Autori: Gazeta inFokus 23:16 | 10 November 2021
Opinionistja Kimete Berisha ka komentuar debatin për Prishtinën mes kandidatit të Vetëvendosjes, Arben Vitia dhe kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Përparim Rama.
Sipas Berishës Rama i LDK’së e mahniti edhe kundërkandidatin e tij Arben Vitia në debat. Madje ajo thotë se gati e ka bindur Vitinë që ta votojë Përparim Ramën në ditën e zgjedhjeve.
Ndër të tjera Berisha tha se Rama i LDK’së është i pavarur ndërsa Vitia nuk ka karakter të vetin dhe është aparatchik i Albin Kurtit.
Më poshtë keni statusin e plotë të Berishës:
Përparim Rama e mahniti edhe Arben Vitinë!
Përparim Rama edhe mjekësinë e njeh më mirë se Arben Vitia.
Arben Vitia nuk ka karakter të vetin, është aparatchik i Albin Kurtit.
Ky është problemi kryesor i tij!
Është aparatchik me orar të plotë.
Përparim Rama është i pavarur.
Të jesh i pavarur edhe nga partia që të kandidon për kryetar të Prishtinës, këtë e bën vetëm një individualitet i jashtëzakonshëm.
Arben Vitia e ka ‘Figurë Atërore’ moshatarin e tij, Albin Kurtin.
Është patetike (por edhe e frikshme) ta konsiderosh ‘Baba’, dhe ‘Zot’, një bashkëmoshatar!
Çfarë mashkulli është ky, që e lejon Albin Kurtin t’i thotë gojëmbël dhe ta përkëdhel duke e thirrur me pseudonim.
Albini i lëpin buzët, kurse Arbenit i shkrihet sheqeri në gojë.
Arben Vitia nuk është njek.
Nuk është politikan.
Është kukulla e Albin Kurtit.
Arben Vitia nuk ka mendim të vetin,
Albin Kurti mendon për të.
Albin Kurti nuk krijon personalitete, krijon vetëm aparatchikë, prandaj Arben Vitia s’po thotë asgjë përballë Përparim Ramës në Rubikon, veç po thotë ‘Albin Kurti është i imi’.
P.S. Përparim Rama gati e ka bindur Arben Vitinë që ta votojë Përparim Ramën.
Të tjera
-
Katër raste të dhụnës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë...
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...
-
‘Eskavatori’ lë pa ujë disa fshatra në Vushtrri, dëmtuan një gyp gjatë punimeve në autostradë
Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë për...
-
Fundjavë me fluks në Morinë, kosovarët për pushime në Shqipëri edhe në shtator
Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Ko...
-
Analistët: Veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën, përpjekje për destabilizim të Ballkanit
Veprimet e vazhdueshme të Serbisë në raport me Kosovën, sikurse edhe akti i f...