A do të ndryshojnë masat anti-C0VΙD?
Autori: Gazeta inFokus
16:03 | 10 Nëntor 2021
Qeveria e Kosovës, përkatësisht Ministria e Shëndetësisë, ndonëse kanë kaluar më shumë se dy javë qëkur ka vendosur për masat anti-Covid, ende nuk ka vendosur për rishikimin e tyre, shkruan Gazeta Infokus.
Qytetarët po vazhdojnë të ndjekin masat anti-Covid për bartjen e maskës dhe kufizimin e lëvizjes së lirë apo orën policore të vendosur nga ora 00:00, që ishin vendosur gjatë muajit tetor.
Lidhur me këtë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë vlerësuar se ora policore dhe bartja e maskës duhet të hiqet.
Në një prononcim për Gazetën Infokus, Sazan Ibrahimi, Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës tha se aktualisht situata është shumë e favorshme që ora policore edhe bartja e maskës të hiqen.
“Ne jemi duke pritur takimin e radhës me U.D. ministren e Shëndetësisë, Dafina Gexha- Bunjaku, që ta analizojmë situatën. Aktualisht situata është shumë e favorshme dhe besojmë që çështja e orës policore edhe çështja e bartjes së maskës për individët të cilët ecin vetëm në ambiente të jashtme, duhet të hiqen” tha Ibrahimi për Infokus.
Ai shtoi se për shkak të zgjedhjeve që do të mbahen këtë të diel takimi është shtyrë për javën tjetër.
“Është pritur që javën e kaluar të mbahet një takim, por unë mendoj se për shkak të zgjedhjeve të balotazhit që do të mbahen këtë të diel, niveli qendror do ta shtyjë takimin për javën e ardhshme” shtoi Ibrahimi për Infokus.
Ibrahimi shtoi se tashmë këto masa nuk kanë ndikim në uljen apo rritjen e rasteve.
“Aktualisht imunizimi i qytetarëve po ndikon në mos përhapjen e rasteve me covid-19, ndërsa ora policore dhe bartja e maskave po shihet se nuk po kanë ndonjë ndikim në uljen e rasteve me Covid-19” tha Ibrahimi për Infokus./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...

































