Sport

Dëmtimi është i rëndë, ja sa do mungojë Paul Pogba

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 09 November 2021

Dëmtimi që pësoi në seancën e parë stërvitore me kombëtaren franceze ka rezultuar më i rëndë sesa parashikohej për Paul Pogba. Pasi la grumbullimin me Francën, mesfushori u është nënshtruar disa analizave të detajuara për të përcaktuar shkallën e dëmtimit.

Analizat kanë vërtetuar dëmtimin në pulpën e këmbës me Pogba që ka mbyllur para kohe këtë vit kalendarik pasi do të mungojë për 10 javë dhe me shumë gjasa do të vihet në dispozicion të Solskjaer te Manchester United në ditët e fundit të muajit janar, duke humbur kështu edhe të gjitha ndeshjet gjatë kalendarit të ngjeshur që kanë skuadrat në Premier League gjatë festave të fundvitit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera