Lajme

Katër pacientë me COVID në spitalin e Pejës, të gjithë të pavaksinuar

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 08 November 2021

Katër  pacientë me COVID-19 gjatë vikendit janë të shtrirë në spitalin e Pejës, shkruan Gazeta Infokus.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi në Facebook nga Spitali i përgjithshëm në Pejë.

Të 4 pacientët thuhet se kanë qenë të pavaksinuar si dhe njëri nga pacientët ka qenë me oksigjeno-terapi.

-Advertisement-

Ndërsa, gjatë vikendit nga spitali i Pejës kanë bërë të ditur se kanë qenë 1 mijë e 89 vizita specialistike dhe 87 pranime.

Njoftimi i plotë:

Puna gjatë vikendit të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë përmes shifrave më kryesore:

– 1,089 Vizita Specialistike;

– 87 Pranime;

– 218 Pacientë aktualisht të hospitalizuar;

– 14 Lindje, 8 djem dhe 7 vajza (një lindje ka qenë binjake);

– 14 Operacione;

– 71 Hemodijaliza;

– Analiza: 481 pacientë që kanë bërë 5,379 analiza;

-Shërbime Radiologjike: 166 Rëntgen, 80 Ultra zëra, 30 CT-ja dhe 3 Mamografi;

– 4 pacientë po trajtohen me Covid-19, të 4 pacientët janë të pa vaksinuar dhe 1 nga këta pacientë është në Oksigjeno terapi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera