Kongresistët i kërkuan Bidenit të marrë masa për gjendjen në Serbi, reagon Vuçiq
Autori: Gazeta inFokus 18:57 | 07 November 2021
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas letrës së kongresmenëve amerikanë drejtuar presidentit Joe Biden. Në këtë letër, shtatë kongresmenë në SHBA i kanë kërkuar Joe Biden të ndërhyjë për situatën politike dhe korrupsionin e lartë në Serbi.
Presidenti serb është shprehur për këtë se vendimin përfundimtar do ta marrin qytetarët e Serbisë.
Sipas kongresmenëve, situata politike në Serbi mund të ketë ndikim në Ballkanin Perëndimor dhe gjithë Evropën, ndaj kërkojnë nga Biden që të veprohet me ligjin për shpalljen “non grata” të personave që rrezikojnë stabilitetin e rajonit.
Lidhur me kërkesën e kongresmenëve amerikanë, të cilët i kërkuan presidentit amerikan, Joseph Biden, të konsiderojë vendosjen e sanksioneve ndaj atyre që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor dhe e akuzuan presidentin serb për “thellim të korrupsionit dhe presion ndaj mediave”, Vuçiq tha se “Serbia është një faktor stabilizues në Ballkanit”, shkruajnë mediat serbe.
Ai tha se nuk ka frikë nga ngrirja e pronave dhe llogarive jashtë vendit “sepse nuk ka të tilla”.
“Ju kërkoj të më ngrijnë pronën jashtë vendit. Nuk më gjeni asnjë llogari. Nuk kam asnjë llogari jashtë këtij vendi, nuk mund ta ngrijnë, nuk kam para as llogari”, ka thënë Vuçiq.
Vuçiq thotë se senatorët lobistët janë shqiptarë dhe nuk ka problem që ambasadori serb Marko Gjuriq është takuar me ta, ai është përgjigjur se është detyrë e ambasadorit të takohet dhe të bisedojë me të gjithë.
Shtatë kongresistë amerikanë ia kanë dërguar një letër presidentit të SHBA-së, Joe Biden, përmes së cilës i kërkojnë që të vendos sanksione ndaj atyre që e destabilizojnë Ballkanin Perëndimor.
Dokumenti është i nënshkruar nga kongresistët Raja Krishnamoorthi, Ritchie Torres, David N. Cicilline, Jan Schakowsky, James P. McGovern, Mike Quigley dhe Jim Costa.
Në qendër të kritikave të kongresistëve është presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq për thellim të korrupsionit dhe presion ndaj mediave.
“Gjatë vizitës suaj në Beograd në vitin 2016, ju folët për një të ardhme shpresëdhënëse për Serbinë dhe popullin serb. Për fat të keq, për të arritur në atë të ardhme më optimiste, ne besojmë se veprimet e mëtejshme diplomatike nga SHBA-ja dhe nga aleatët dhe partnerët tanë evropianë në veçanti janë vendimtare për t’u siguruar që Serbia mund të jetë efektive në zbatimin e reformave demokratike, duke bërë këtë, ata do të jenë në gjendje të përmirësojnë marrëdhëniet me të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën”, thuhet ndër të tjera në letër.
Të tjera
-
Dy persona shoqërohen në polici, kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar
Dy persona janë shoqëruar në stacion të policisë në Drenas pasi në Komoran dj...
-
Arrestohet deçanasi, në gjendje të dehur ushtroi dhụnë psiqike ndaj familjarëve
Një person është arrestuar në Deçan dje më 7 shtator pasi i i njëjti nën ndik...
-
Trump: Nëse Harris fiton zgjedhjet, Izraeli nuk do të ekzistojë më
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se Izraeli është “i dënuar” në...
-
Katër raste të dhụnës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë...
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...