Bislim Bislimaj i VV-së flet pasi dyshohet se dhunoi një të mitur: Jam në fazë të menopauzës dhe s’kam ndjenja seksuale
Autori: Gazeta inFokus
15:52 | 07 Nëntor 2021
Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje në Viti, Bislim Bislimaj përmes një konference të mbajtur për media është deklaruar në lidhje me raportimet se ai mund të ketë dhunuar një të mitur.
Për akuzën ndaj tij, Bislimi ka drejtuar gishtin ndaj kryetarit të kësaj komune, Sokol Halitit.
Ai ka thënë se me këmbëngulësi është prangosur dhe në mënyrë poshtëruese është dërguar në stacionin policor në Gjilan.
“Unë dua të deklarohem për një padi të cilën ma kanë bë në mënyrë të paligjshme, në mënyrë të padinjitetshme, në mënyrë të gabuar dhe në mënyrë që të më shkaktojnë degradimin e dinjitetit tem. Monstrumi i quajtur Sokol Haliti duhet të largohet sa më shpejtë prej skenës politike dhe t’i hapet një derë e vetme, jo e burgut por e çmendinës, ku e ka vendin e jo në shoqërinë tonë demokratike. Kjo agjendë është e orkestruar prej Sokol Halitit dhe vartësit të tij Jakup Haxhiu. Kërkojmë prej degëve të LDK’së që të distancohen prej kësaj propagande të paskupërllt”, ka thënë ai.
Bislimi ka deklaruar se akuza ndaj tij është politike dhe e padinjitetshme.
Ai ka thënë se akuza është orkestruar nga subjekti rival në prag të fushatës zgjedhore.
“Prandaj konsideroj se kjo akuzë ndaj meje është kryekëputë politike dhe e koordinuar e dirigjuar, e orkestruar nga subjekti rival politik para fushatës zgjedhore dhe në prag të fushatës zgjedhore për të bërë manipulime, koka të çelbura të partisë në pushtet për të fituar vota. Nuk është hera e parë që këto koka të çelbura kanë bërë ndikim, kanë shantazhu, kanë ushtruar presion mbi anëtarët e Lëvizjes. Kjo padi e turpshme tregon ligshin e subjektit rival politik”, ka deklaruar ai.
Bislimaj ka thënë se ai është në një fazë të menopauzës dhe se nuk ka ndjenja seksuale.
Përndryshe, ai ka deklaruar se me akuza të tilla është përballur edhe në të kaluarën.
“Akuzat ndaj meje për përdhunim është shumë e rëndë dhe e pabazueshme dhe pa kurrfarë faktesh. Këtë mund ta dokumentoj me pastërtinë time morale, juridike dhe politike se gjatë gjithë jetës sime 65- vjeçare, as në gjendje të dehur, as në gjendje narkoze, as në gjendje të dijes, nuk kam bërë këso veprime. Unë i kam paralajmëruar se jam në moshë 65-vjeçare dhe jam në stadimin e menopauzës dhe nuk kam ndjenja seksuale. Nuk është hera e parë që këto koka të çelbura kanë bërë ndikim, kanë shantazhu, kanë ushtruar presion mbi anëtarët e Lëvizjes. Kjo padi e turpshme tregon ligshin e subjektit rival politik”, ka shtuar ai.

T� tjera
-
Avokati Jashari: Reagimet e Policisë dhe Prokurorisë për vrasjen në Vitromiricë e shpërfaqin edhe më shumë amatorizmin e institucioneve tona
Avokati Arbër Jashari ka reaguar për mënyrën se si Policia dhe Prokuroria e P...
-
Qorolli akuzon prokuroren për rastin e Arlinda Zekajt: Ajo duhet të jap llogari, para ligjit dhe para Zotit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëherit, kryetari i Komisionit Parlamen...
-
Çitaku pas rastit në Pejë kërkon llogaridhënie dhe dorëheqje për dështimin e institucioneve
Nënkryetarja e Kuvendit, Vlora Çitaku, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zeka...
-
Dj Dagz humb personin e zemrës
Dj Dagz ka njoftuar opinionin publik për një rast të dhimbshëm që i ka ndodhu...
-
Kthimi i Arlindës në shtëpi, avokatja ngre shqetësime për deklarimet e policisë: Nuk ka qenë vullneti i saj
Avokatja e të ndjerës Arlinda Zekaj, Adelina Hoxha, ka ngritur shqetësime lid...
-
Ramadani: Kur shteti nuk e mbron një grua, kush mban përgjegjësi për jetën e saj?
Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar për rastin e gruas nga Vitomi...
-
Projeksioni i fundit me 96% të mostrës: Lista studentore 140 mandate, Koalicioni Shqiptar dy
Koalicioni Shqiptar ka siguruar dy mandate në Kuvendin e Serbisë, sipas proje...
-
Byroja për konfiskimin e pasurisë në rend dite të dy komisioneve parlamentare
Dy komisione parlamentare do të shqyrtojnë sot çështje që lidhen me Projektli...
-
Vrasja e gruas në Vitomiricë të Pejës, kunati i dyshuar ende në arrati
Një grua u gjet e vdekur të dielën mbrëma në shtëpinë e saj në Vitomiricë të ...
-
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, në rend dite projektligji për buxhetin e vitit 2026
Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot, më 26 tetor, me fillim nga ...
-
Le’tra tronditëse që Arlinda Zekaj ia dorëzoi Prokurorisë tri ditë para se të vritej
“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni ...
-
Kurti uron “Koalicionin Shqiptar” për rezultatin në zgjedhjet në Serbi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar “Koalicionin Shqiptar” për rez...


































