Sport

Krasniqi fiton luftën e parë në Grand Slamin e Bakusë

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 05 November 2021

Kampionia olimpike Distria Krasniqi i është rikthyer garave sot, ku është duke garuar në Grand Slamin e Bakusë, që po zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit.

Krasniqi i rikthehet garave pas medaljes së artë olimpike me një ndryshim të ri, ku nuk do të garojë më në kategorinë deri në 48 kilogramë, por në kategorinë deri në 52 kilogramë, përcjell KosovaPress.

Distria e nisi këtë garë me fitore, ku në luftën e parë e mposhti xhudisten japoneze Nanako Tsubone.

-Advertisement-

Xhudistja kosovare në luftën e dytë do të përballet me hungarezen Reka Pupp.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera