Lajme

IKSHPK bënë thirrje për vaksinim, paralajmëron përkeqësim të situatës me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 09:16 | 05 November 2021

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka paralajmëruar se situata me COVID-19 mund të përkeqësohet në rast të rritjes së rasteve të reja, shkruan Gazeta Infokus.

Nëse rriten rastet e reja mund të ketë mbingarkesë të re për sistemin shëndetësor dhe për profesionistët shëndetësor.

“IKSHPK është duke e përcjellur në vazhdimësi situatën epidemiologjike në vend, në rajon dhe në botë. Situata me pandeminë në vendet në rajon dhe më gjerë është përkeqësuar, këto kohët e fundit. Ndërsa, situata epidemiologjike me COVID-19 në Kosovë vazhdon me rënie të numrit të rasteve të reja pozitive dhe numrit të vdekjeve, por megjithatë është akoma jostabile, në veçanti duke pasur parasysh se varianti Delta është prezent dhe është varianti dominues në qarkullim në Kosovë”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Instituti ka bërë thirrje për kujdes dhe mosgrumbullim, si dhe vaksinim.

“Për shkak të rrezikshmërisë së lartë të përhapjes së COVID-19, bëjmë thirrje në veçanti për kujdes dhe mosgrumbullim. Ndërsa, rekomandojmë institucionet përgjegjëse të mbikëqyrin me përpikëri dhe të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për zbatimin e masave për parandalimin dhe luftimin e pandemisë.

Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, veçanërisht format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, ne vazhdojmë të apelojmë fuqishëm për vaksinim sa më gjithpërfshirës, sa më të gjerë dhe sa më të shpejtë të populates”, thuhet në postimin e IKSHP’së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera