Infektologu Ilir Tolaj paralajmëron valë të re të Covidit në Kosovë
Autori: Gazeta inFokus 08:46 | 05 November 2021
Shumë vende të botës tashmë janë përfshirë nga një valë e re e Covid-19.
Madje numri i rasteve të të vdekurve dhe të infektuarve në disa vende po jetë edhe dyshifror.
Por këtë valë të re që po e përjetojnë shtetet e tjera, infektologu Ilir Tolaj thotë se Kosova e ka përjetuar disa muaj më herët.
“Atë që po e përjetojnë vendet e ndryshme të botës, duke përfshirë edhe ato të rajonit, Kosova e ka përjetuar disa muaj më herët. Ne u ballafaquam me ketë valë, për shkak të lirimit të menjëhershëm dhe të pakontrolluar të të gjitha kufizimeve, duke lejuar dasmat, klubet e natës dhe kafiteritë me muzikë e numër të pakontrolluar të pjesëmarrësve deri në orët e vona të natës”, ka deklaruar Tolaj, për FrontOnline.
E, pavarësisht kësaj Tolaj thotë se kjo nuk e largon mundësinë që në vend të kemi përsëri valë të re të pandemisë.
“Fakti që Kosova e ka kaluar këtë fazë më herët, nuk do të thotë se nuk mund të ballafaqohet edhe me një valë të re. Në Kosovë është një numër i konsideruar i popullatës, kryesisht fëmijët dhe adoleshentët, të cilët nuk e kanë kaluar infeksionin me rrugë të natyrshme dhe gjithashtu nuk kanë pasur mundësi që të vaksinohen, të cilët janë të ndjeshëm ndaj Covid – 19. Nëse më veprimet tona lejojmë përhapjen e pakontrolluar të infeksionit mes popullatës së ndjeshme ndaj infeksionit, atëherë po, mund të ketë valë të re të pandemisë edhe tek ne”, është shprehur ai.
Sipas Tolajt, situata epidemiologjike në Kosovë tani është stabile.
Por për këtë, Tolaj ka një apel.
“Numri i rasteve të infeksioneve të reja është shumë i vogël. Kjo kohë duhet të shfrytëzohet që të vaksinojmë sa më shumë njerëz, fëmijë e të rritur, në mënyrë që , edhe në rast të një vale të re, ajo të mos jetë e ashpër ashtu si kjo e fundit që e patëm gjatë verës”, ka thënë infektologu Tolaj.
Tolaj tregon se përse ka rënë interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar
Infektologu Ilir Tolaj në një prononcim për FrontOnline ka treguar se përse ditëve të fundit në vend ka rënë interesimi i qytetarëve për t’u vaksinuar.
“Zakonisht, kur numri i rasteve të reja të infeksionit bie, bie edhe interesimi për vaksinim”, ka thënë ai.
Sipas tij, kjo ka ndodhur për shkak që institucionet përgjegjëse nuk e kanë shfrytëzuar disponimin e qytetarëve për ta shtrirë rrjetin e vend vaksinimeve.
“Autoritetet shëndetësore të Kosovës, MSh, Instituti dhe faktorët tjerë të përfshirë, nuk e shfrytëzuan sa e si duhet dispononimin jashtëzakonisht të mirë që popullata e kishte për vaksinimi. Në vend që në atë kohë të shtrijnë rrjetin e vend vaksinimeve, të bëjnë ekipe të shumta mobile, ata e bene tash, kur interesimi është minor dhe këto vend vaksinime mobile po shfrytëzohen pak. Masat adekuate në kohë pandemie janë adekuate edhe kur merren me kohë, jo me këso vonesash të paarsyeshme, të cilat kushtojnë me jetë”, ka deklaruar ai, për FrontOnline.
Infektologu Tolaj: Duhet të vaksinohen me urgjencë edhe fëmijët e moshës 5-11 vjeç
Infektologu Ilir Tolaj ka kritikuar vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për vaksinimin e fëmijëve të moshës 12-15 vjeç.
Kjo për shkak se sipas tij ky është një vendim i vonuar.
Tolaj, në një prononcim për FrontOnline , ka kërkuar nga Qeveria që të fillojë sa më parë vaksinimin e fëmijëve të moshës 5-11 vjeç.
“Edhe vendimi për vaksinimin e fëmijëve të kësaj grup-moshe është i vonuar. Ashtu siç do të jetë i vonuar edhe vendimi për vaksinimin e fëmijëve të moshës 5 – 11 vjeç. Prapë po e them, vendimet janë të duhura vetëm kur merren me kohe. Për këtë i rekomandoj Qeverisë që të planifikojë me urgjence dhe të fillojë sa më parë vaksinimin edhe të fëmijëve të moshës 5 – 11 vjeç”, është shprehur infektologu Tolaj.
Kurse, sa i përket dozës së tretë të vaksinës Tolaj ka thënë se edhe Kosova duhet të veprojë si vendet tjera dhe të fillojë me dhënien e kësaj doze, por pa cenuar ata që nuk janë vaksinuar ende.
“Po edhe Kosova duhet ta filloje dhënien e dozës së tretë të vaksinës, kuptohet nëse vaksina ka mjaft dhe nuk cenohen ata që nuk janë vaksinuar ende. Por në parim, sa më shpejtë që fillon vaksinimi me dozën e tretë aq më mirë është”, ka deklaruar ai.
Në 24 orët e fundit në Kosovë janë vaksinuar dy mijë e 748 qytetarë, ndërsa që nga fillimi i procesit të vaksinimit kundër Covid-19 janë administruar gjithsej një milion e 575 mijë e 375 persona.
Të tjera
-
Koalicionit AAK-Nisma i bashkohet ‘Lista Ideali’
Koalicionit AAK-Nisma zyrtarisht i është bashkuar edhe `Lista Ideali’ në kry...
-
Dënohet me 1 vit burgim dhe 15 mijë euro gjobë ish-kryetari i LDK-së në Drenas për pastrim parash
Edhe në rigjykim, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 1 vit burgim ...
-
Pasivizimi i adresave në Luginë drejt Gjykatës së Strasburgut
Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg do të jetë adresa e r...
-
Gjermania përpilon listën e bunkerëve që mund të ofrojnë strehim urgjent për civilët
Gjermania po punon për hartimin e një liste të bunkerëve që mund të ofrojnë s...
-
Angela Merkel… multimilionere me botimin e kujtimeve!
Interesim i madh si rrallëherë për një libër politik gjerman. Libri i ish-kan...
-
Osmani takon ministrin e Jashtëm të Kolumbisë, flasin për të mbijetuarit e dhunës seksuale
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jas...
-
Ministri Peci thotë se gjatë mandatit të tij ka mbështetur gratë e Krushës me 1 milionë e 933 mijë euro
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci në rrjetin social Facebook ka thënë se brend...
-
Tentim-grabitje në një market në Ferizaj, të dyshuarit e mitur hasin në rezistencën e pronarëve – Policia arreston dy personat në vendngjarje
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot në orët e hershme të mëngjesit, rre...
-
Gazetari Dakaj e vë në siklet Dimal Bashën, pasi e pyet a je gati ta sfidosh fëmijën tënd ta praktikojë doracakun e edukatës seksụale
Doracakët “Edukimi seksual dhe shëndeti riprodhues” për mësimdhënësit kanë sh...
-
Shkup, gruaja 61-vjeçe solli në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare, përcje...
-
Jasharaj: Qeveria Kurti ka bërë çmos që t’i shuajë sindikatat
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës në Kosovë Rrahman J...
-
Cilat vende në Evropë po shkojnë drejt shndërrimit në shoqëri pa para?
Vendet nordike të Evropës janë më të përgatitura për një të ardhme ku paratë ...