BE-ja kërkon konsensus pozitë-opozitë për dialogun: Duhet të arrihet marrëveshja me Serbinë
Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 04 November 2021
Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës që të angazhohet në arritjen e një konsensusi të gjerë me partitë opozitare lidhur me çështjen e dialogut me Serbinë, raporton Gazeta Express.
Gjatë takimit të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim BE – Kosovë në Kuvend, Szunyog tha se nevojitet konsensus dhe përkushtim për të arritur progres në dialogun Kosovë-Serbi.
“Një konsensus i gjerë politik dhe përkushtimi nevojiten për të arritur progres në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha Szunyog.
Ai tha po ashtu se Kosova duhet t’i zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani dhe më pas të angazhohet për arritjen e një marrëveshjeje finale me Serbinë.
“Ju duhet t’i zbatoni të gjitha marrëveshjet që i keni nënshkruar në të kaluarën dhe duhet të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse që është obligtave në mes të Kosovës dhe Serbisë, për arsye se vetëm në këtë mënyrë Kosova mund të ec përpara drejt rrugës për integrim evropian”, tha shefi i BE-së në Kosovë.
Szunyog foli me theks të veçantë për reformat që Kosova duhet t’i bëjë në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit. Ai përmendi edhe arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë rajonale, që përfshin edhe krijimin e një tregu të përbashkët.
“Një marrëveshje rajonale më e gjerë, një plan i detajuar për zbatimin e agjendës së gjelbër, agjendës për hulumtim, arsim, kulturë, sport, dhe krijimi i një tregu të përbashkët rajonal nuk janë vetëm masa të prekshme për bisneset dhe bizneset e rajonit, por tregojnë gjithashtu se sa afër janë politikat e BE-së me ato të rajonit”, tha ai.
Të tjera
-
Dy persona shoqërohen në polici, kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar
Dy persona janë shoqëruar në stacion të policisë në Drenas pasi në Komoran dj...
-
Arrestohet deçanasi, në gjendje të dehur ushtroi dhụnë psiqike ndaj familjarëve
Një person është arrestuar në Deçan dje më 7 shtator pasi i i njëjti nën ndik...
-
Trump: Nëse Harris fiton zgjedhjet, Izraeli nuk do të ekzistojë më
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se Izraeli është “i dënuar” në...
-
Katër raste të dhụnës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë...
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...