Edi Rama në Beograd, e pret ministri serb që e quajti Hashim Thaçin “Kasapi i Ballkanit”
Autori: Gazeta inFokus 19:49 | 03 November 2021
Kryeministri i Shqiperisë Edi Rama së bashku me përfaqësues të tjerë kanë mbërritur në Beograd për takimin që do të mbahet nesër në kuadër të “Ballkanit të Hapur”.
Rama është pritur në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit nga ministri i Jashtëm Nikola Selakoviç, i cili u ballafaqua me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së muajin që shkoi.
Ministri serb e provokoi rëndë Osmanin, duke i thënë ndër të tjera, se kur flet për presidentin serb duhet të ngritët në këmbë dhe duke shtuar se, Vuçiq është edhe president i Osmanit.
Selakoviq vazhdimisht i drejtohej Presidentes së Kosovës si “qytetare e Kosovës”.
“Zonja Osmani duhet të qëndroni në këmbë kur të përmendi Aleksandar Vuçiq, sepse është edhe presidenti i juaj dhe duhet t’i kushtoni respekt presidentit tuaj”, është shprehur Selakoviq,
Tutje, ai i është drejtuar ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi si “Kasap i Ballkanit”.
Rama shoqërohet nga Ardian Cela, Odeta Barbullushi dhe minister Edona Bilali dhe Bora Muzhaqi, ndërkohë që janë pritur me një ceremoni zyrtare në aeroportin e Beogradit.
Mësohet se pas mbërritjes ata do të takohen me përfaqësues të tjerë në një darkë informale.
Në takimin e nesërm do të marrin pjesë përfaqësues të 3 vendeve, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, ky kjo e fundit do të përfaqësohet nga Nikola Dimitrov pas dorëheqjes së Zoran Zaev nga posti i kryeministrit pas humbjes së zgjedheve të fundit.
Theksojmë se “Open Balkan” gjatë ditëve të fundit është vënë në dyshim nga shumë politikanë pas dorëheqjes së Zoran Zaev, ndërkohë që kryeministri i Kosovës Albin Kurti që në fillim ka vënë në dyshim këtë inciativë.
Të tjera
-
Dy persona shoqërohen në polici, kishin shtënë me armë zjarri në një aheng familjar
Dy persona janë shoqëruar në stacion të policisë në Drenas pasi në Komoran dj...
-
Arrestohet deçanasi, në gjendje të dehur ushtroi dhụnë psiqike ndaj familjarëve
Një person është arrestuar në Deçan dje më 7 shtator pasi i i njëjti nën ndik...
-
Trump: Nëse Harris fiton zgjedhjet, Izraeli nuk do të ekzistojë më
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, tha sot se Izraeli është “i dënuar” në...
-
Katër raste të dhụnës në familje në 24 orë, katër burra dërgohen në mbajtje
Katër raste të dhunës në familje janë raportuar në 24 orët e fundit në Kosovë...
-
Vetëm Kosova pa statusin e vendit kandidat për BE, Von der Leyen: 2030 mund të jetë afat real për zgjerim
Presidentja e rizgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka para...
-
Priten reshje shiu- Parashikimi i motit për ditët në vijim
Sot në Kosovë na pret mot kryesisht me diell dhe mjaft i nxehtë veror. Vranës...
-
Arrestohen dy serbë në Leposaviq, hynë ilegalisht në territorin e Kosovës
Policia e Kosovës ka ndaluar dy shtetas serbë në Zernosek të Leposaviqit. Ata...
-
“Dështimet i kanë acaruar Vuçiqin, Vuçeviqin…”, Sveçla: Orientimi Euro-Atlantik i rajonit s’ka kthim
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha dje se Serbia është në pan...
-
Kosova rrezikon të mbetet jashtë Procesit të Berlinit, shkak masa e sigurisë me Serbinë
Kosova mund të mbetet jashtë procesit të Berlinit nëse nuk reflekton në kërke...
-
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës po zhvillon një operacion në Valbonë, s’jep detaje
Shërbimi i Kërkim- Shpëtimit Malor i Kosovës ka njoftuar se një ekip i tyre k...
-
Nuk ka kolona në pikat kufitare të vendit
Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për t...
-
Arrestohen pesë persona në Prishtinë, u ṛṛahën me njëri-tjetrin
Pesë persona janë arrestuar në Prishtinë dje (07 shtator) pasi për shkaqe end...